Afro 84 milionë euro u janë kursyer qytetarëve shqiptarë nga reduktimi i tarifave tatimore të pasurive të paluajtshme falë rivlerësimit.
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nga momenti i nisjes nga zbatimi i ligjit, individët dhe bizneset kanë përfituar nga procesi i rivlerësimit të pasurive të paluajtshme me 5 %, duke mos paguar në buxhet afro 84 milionë euro, duke ulur kostot fiskale dhe duke përfituar nga lehtësitë ligjore në fuqi.
Nga ana tjetër janë të ardhurat e gjeneruara në vetëm 2 muaj, nga procesi i rivlerësimit, kapin shifrën 3.9 miliardë lekëve ose 40 milionë euro, çka dëshmon interesin e lartë të qytetarëve për këtë proces, duke kontribuar njëkohësisht edhe në rritjen e të ardhurave buxhetore.
Duke marrë në konsideratë faktin se në procesin e fundit të rivlerësimit , në vitin 2022, të ardhurat e arkëtuara ishin 5.6 miliardë lekë, qeveria parashikon që të ardhurat nga ky zë, në përfundim të procesit të rivlerësimit të jenë akoma më të larta.
Ligji që u jep të drejtën qytetarëve që të rivlerësojnë pasuritë e tyre të paluajtshme me një normë tatimore prej 5%
Afati për kryerjen e rivlerësimit përfundon më 31 Dhjetor 2026, por kërkesat për rivlerësim të dorëzuara pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për të cilat janë kryer pagesat e tatimit, por nuk kanë përfunduar procedurat administrative nga ASHK-ja brenda datës 31 dhjetor 2026, konsiderohen objekt rivlerësimi sipas këtij ligji dhe procedurat administrative përfundojnë deri më 31 mars 2027.
Gjithashtu ligji u jep të drejtë edhe personave juridikë, të cilët kanë të regjistruar në pasqyrat e tyre financiare pasuri të paluajtshme me vlerë më të vogël se ajo e tregut, që të bëjnë rivlerësimin me vlerën e tregut të këtyre pasurive brenda datës 31 dhjetor 2026.
Rivlerësimi mund të bëhet nga një ekspert i licencuar për vlerësimin e pasurisë së paluajtshme nga institucionet përkatëse
Lini një Përgjigje