Kryeministri Rama udhëton drejt Berlinit, merr pjesë në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor

16 Qershor 2026, 12:50Politika TEMA
Kryeministri Rama udhëton drejt Berlinit, merr pjesë në

Kryeministri Edi Rama, sot dhe nesër do të marrë pjesë në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor, një nga platformat më të rëndësishme të dialogut ekonomik dhe politik mes Gjermanisë dhe vendeve të Europës Lindore.

Në kuadër të vizitës së tij në Berlin, Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim me anëtarët e bordit të Komisionit të Bllokut Lindor dhe me drejtues ekzekutivë (CEO) të kompanive më të rëndësishme të Europës Lindore.

Takimi synon të shërbejë si një mundësi e mirë për nxitjen e investimeve, përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri dhe forcimin e perspektivave të bashkëpunimit ekonomik rajonal.

Në orën 18.30, Kryeministri Rama do të mbajë fjalimin kryesor në sesionin kryesor të Konferencës Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor me temën: “E ardhmja europiane e Shqipërisë, reforma, qëndrueshmëria dhe inovacioni në një peizazh gjeopolitik në ndryshim”.

Diskutimi do të moderohet nga Michael Harms dhe pjesë e prezantimit do të jetë Ministrja e Parë e krijuar me Inteligjencë Artificiale, Diella.

Më pas, sesioni do të vijojë me pyetje-përgjigje me pjesëmarrësit e konferencës.

Gjatë ditës së dytë të vizitës, më 17 qershor, Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim me Ministren Federale të Çështjeve Ekonomike dhe Energjisë të Republikës Federale të Gjermanisë, znj. Katherina Reiche. Takimi do të përqendrohet në thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, investimet në sektorin e energjisë, si dhe progresin e vendit tonë në procesin e integrimit europian.

7 Komente

  1. m
    muslimani

    ku qenka katandis ky... shkon ne gjermani dhe do takoj firma private... pse nuk e pret kancelari gjerman? apo nuk i ka kerkuar takim Rama... hahahaha

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mesuesja.

      Pune te mbare Kryeminister per te miren e Shqiperise... Shikohet para..

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mesuesja.

        Pune te mbare Kryeminister per te miren e Shqiperise... Shikohet para..

        Përgjigjjuni
        1. p
          pensionisti.

          me shume shpenzon ky ne udhetime pa kurrfare efektiviteti se sa marrin 100 mije pensioniste. Zoti marrte hak.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nastradini

            HAJDUT familjarisht !

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pulunu

              Skizofren mashtrues maskara pisllek kok globale te qiftevindiabnderinnpo kunkebnderbtinonpidvibpalar

              Përgjigjjuni
              1. B
                BE

                Pulunu , t'ja hash mu.in Ramës .

                Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje