"Të rinjtë kanë kërkesa legjitime, por duhet të përballen me tregun e punës”, deputeti i PS: Në 13 vite kemi arritje

16 Qershor 2026, 11:40Politika TEMA
"Të rinjtë kanë kërkesa legjitime, por duhet të

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Malaj, thekson se të rinjtë nuk duhet të krijojnë mosbesim ndaj tregut të punës pa e provuar më parë përvojën profesionale.

Duke komentuar shqetësimet e një të reje të sapodiplomuar, Malaj tha se i duket e tepruar që një person që sapo ka përfunduar studimet Bachelor të ketë një qasje kaq pesimiste ndaj mundësive që ofron tregu i punës.

Ndonëse i konsideroi legjitime kërkesat e të rinjve në protestë, Malaj nënvizon se Shqipëria ka ecur përpara në 13 vite qeverisje të PS, duke arritur atë s’e ka pasur më parë.

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Malaj tha: “Më duket pak e tepëruar që një e re që ka mbaruar studimet Bachelor, pa dalë akoma në jetën e saj profesionale, të ketë këtë mosbesim dhe këtë qasje ndaj asaj që nuk e ka provuar në jetën e saj, që është dalja në punë, gjithsesi mund të ketë profesione të caktuara, ku ajo gjykon që has vështirësi, por nuk mendoj që qasja duhet të jetë kjo, pasi edhe në që jemi këtu, nuk na ka falur njeri gjë, por gjithsecili me vështirësitë e veta ka ecur përpara. Unë kam qenë 10 vite lektor në universitet. Unë e di shumë qartë me çfarë përballet sot rinia dhe vështirësitë që mund të ketë. Këto janë realitete me të cilët përballen të gjithë të rinjtë në botë. Patjetër që duhet t’u krijojmë mundësi më të mira. PS ka pasur politika dhe i ka, qoftë për strehimin e çifteve të reja...Në këto vite mund të ishte bërë shumë më mirë, por ne kemi bërë hapa përpara. Edhe unë si i ri e di që të rinjtë sot hasin shumë vështirësi dhe kërkesat e tyre janë legjitime. Ne kemi ecur përpara për 13 vjet, dhe duhet ta bëjmë më mirë këto 3 vjet. Kemi arritur atë që ti s’e ke pasur para 13 vitesh”. 

4 Komente

  1. A
    Arb

    Kokëbosh

    Përgjigjjuni
    1. T
      Teme

      Nuk di cfare ecen me mire se 13 vjet para? Na e thuaj se je dhe deputet. Me pika. Nje, dy, tre....vetem ne ajer flusni pa leter....bjeri ti bime....

      Përgjigjjuni
      1. t
        tefiku

        Jane bere me mijra juriste.Ka universiteti shteteror fakultet juridik kane dhe universitet private. O burra te mbarojme juridikun po se ku do gjejne pune nuk e vrasin mendjen dhe dalin ne proteste e ankohen se s'kane pune.

        Përgjigjjuni
        1. f
          fhjcvmhjgh

          Po ku malaj cfatre pervoje pati qe u direkt depudete.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje