Balla: Protestat që bllokojnë rrugët po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë, turizmin dhe ekonominë

16 Qershor 2026, 13:00Politika TEMA
Balla: Protestat që bllokojnë rrugët po dëmtojnë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, përmes një postimi në rrjetet sociale ka reagur lidhur me protestat e ditëve të fundit, duke theksuar se ato po kalojnë nga forma e një proteste paqësore në akte që po dëmtojnë interesin publik, imazhin e vendit dhe ekonominë shqiptare.

Balla thekson bllokimi i rrugëve kryesore dhe krijimi i kaosit në qarkullim po godasin drejtpërdrejt sektorin e turizmit, i cili përbën një nga shtyllat kryesore të ekonomisë kombëtare.

Ndër të tjera Balla thote se Shqipëria po përjeton një periudhë të rëndësishme zhvillimi turistik dhe se çdo veprim që krijon pasiguri apo pengon lëvizjen e qytetarëve dhe vizitorëve sjell pasoja negative për bizneset dhe ekonominë. 

“Protesta po dëmton imazhin e Shqipërisë dhe po godet turizmin dhe ekonominë tonë kombëtare. Nga një protestë paqësore, ajo po degradon në bllokim rrugësh e trafiku”, është shprehur Balla.

Edhe më herët Balla ka theksuar rëndësinë e turizmit si motor i zhvillimit ekonomik të vendit, duke argumentuar se çdo akt që cenon këtë sektor dëmton të ardhurat, punësimin dhe perspektivën e zhvillimit të Shqipërisë.

1 Komente

  1. z
    zdhfbxcfgsd c\sf

    Ka te drejte shoku Balla, protestat e demtojne imazhin e Shqiperise ndersa vjedhjet miliarda dollareshe te qeverise, shkrirja e krimit me politiken, pastrimi i parave te krimit, korrupsioni , nepotizmi, arroganca, zgjedhjet farse, shpopullimi i rrisin prestigjin dhe imazhin e Shqiperise, prandaj jepini, mos lini kusur derisa ti soset durimi ketij populli dhe pastaj te mos gjeni as vrime ku te futeni.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje