Salianji-Berishës: Sali, nuk je më opozita, dëgjo thirrjet e protestuesve dhe largohu, ke marrë peng partinë

16 Qershor 2026, 13:50Politika TEMA
Salianji-Berishës: Sali, nuk je më opozita, dëgjo thirrjet e

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar lidhur me thirrjet e protestuesve që kërkojnë largimin e Sali Berishës.

Në një postim në rrjete sociale, Salianji i thotë Sali Berishës të dëgjojë protestuesit në Bulevard sepse ai nuk është më opozita, por pengesa që opozita të vijë në pushtet.

Postimi i Salianjit:

Sali nuk je më opozita por je pengesa që opozita të vijë në pushtet! Sali Berisha duhet të dëgjojë thirrjet e shoqërisë për largimin e tij dhe t’i hapë rrugë rotacionit. Ai është kambaleci që e mban Ramën në qeveri, pavarësisht se thuajse 70% e qytetarëve janë kundër tij.

Ka 7 muaj që demokratët, në takimet e mia, kanë mbushur sallat dhe sheshet duke kërkuar largimin e Berishës, por ai e ka marrë peng Partinë Demokratike dhe po e mban peng për interesa personale. Shkaterroi garën dhe sot sheshin që duhet ta mbushte Partia Demokratike është plot edhe kundër Sali Bedishës! Shumica jane demokratë që kërkuan që ti të largohesh!!

Protestuesit po ngrihen kundër autokratit Rama në qeveri dhe autokratit Berisha në parti. Ata duan demokraci, rregulla loje dhe meritokraci, jo parti të mbajtura peng nga individë që i vendosin interesat e tyre mbi ato të demokratëve.

Dhe meqë ke kaq merak të merresh me budallallëqe për të zhvendosur vëmendjen në ditët më të këqija të Ramës, kam një pyetje: pse nuk flet për kullën e ortakërisë me Ramën te Pallati i Kongreseve? Dil e fol.

Dil e fol edhe si i djathtë, në një kohë kur hapësira publike është mbushur me thirrje komuniste të nxiturq dhe nga ti si komunisti më i vjetër që je!

7 Komente

  1. U
    Ultimatumi

    Salianji ka tē drejt ti bashkohet protestēs dhe tē mbaj fjalime, kur ti vijē rradha ( qē sonte).

    Përgjigjjuni
    1. ?
      ?

      Je bere si Jovan Bregu o fshatari Lozhanit. Protesta ta sfumoi "luften" kunder Berishes dhe tani pas 3 javesh e nxorre koken prape.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Salianji hyn ne burg pa floke e del me kacurela

      Gjalle qenka dashnori dylqinjes... Babale mer kocekun me dhite e saj,spiropidhin,arben hajdut malajn,mazllem murrizin e ca hajdute te dy paleve qe kane ngel rrugeve dhe dilni partizane

      Përgjigjjuni
      1. Y
        Ypppp

        Aman se na hape barkun. Vdiqe per nje cike kryetar. Po nuk fiyon mo babale se fute tjetrin ne burg me mashtrime. Ai mbase e meritonte, pot ti te mos beje ato qe berd. Tashme kjo u tha ne vendimin e gjukates. Po hurin tek dera e selise e mban mend. Bashkohu me neomalesoren. Beni parti dhe proboni forcat. Kjo eshte me e moralshmja per ju. Boll me se u bere personazh i veshtire.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Derr pe derri

          Sa keq qe ky djale humbi per faj te vet duke bere llap llap

          Përgjigjjuni
          1. S
            Salianji te marre PeDe-ne

            Krahasoni elokuencen e Rames me fjalorin e varfervte Saliut, jane vite drite larg. Saliu di jo me shume se 1000 fjale shqip, njeri pa horizont, mendje mbyllur dhe i lig, vrases dhe mashtrues, hajdut e shkaterrues. Saliu eshte 100% negativ ne cdo gje qe thote e ben, si ka mundesi nje njeri i tille jeton ne Shqiperi?! Ti rroje Spaku dhe Gjkko kesaj monstre.

            Përgjigjjuni
            1. f
              fiqiri ismaili, demokrat part time.

              ja dhe nje qe ka e ka bo shkollen e tradhtise me lul bashen

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje