Studimi zbulon vendet më mikpritëse për emigrantë

18 Qershor 2026, 09:10Lifestyle TEMA
Studimi zbulon vendet më mikpritëse për emigrantë

Një studim i publikuar nga William Russell, ka renditur vendet dhe qytetet më mikpritëse në botë për të huajt që zgjedhin të jetojnë dhe të punojnë jashtë vendit të tyre.

Sipas këtij studimi, Islanda del në vendin e parë si destinacioni më mikpritës për emigrantët.

Ajo vlerësohet për nivelin shumë të lartë të sigurisë, mundësitë e qëndrueshme për punësim.

Pas Islandës renditen vende të tjera të zhvilluara si Luksemburgu, Zelanda e Re, Australia dhe Zvicra, të cilat gjithashtu ofrojnë kushte të favorshme për emigrantët.

Në analizë janë marrë parasysh disa faktorë kryesorë, si përvoja e emigrantëve që jetojnë aktualisht në këto vende, mundësitë për punësim, qëndrimi i shoqërisë ndaj të huajve, niveli i sigurisë, cilësia e shërbimeve publike dhe lehtësia për të përfituar vizë ose leje qëndrimi.

Ndërkohë, sa i përket qyteteve më mikpritëse për emigrantët, Cyrihu në Zvicër kryeson listën globale.

Ky qytet vlerësohet për standardin e lartë të jetesës, sistemin e mirë organizuar urban dhe mundësitë e shumta profesionale.

3 Komente

  1. K
    Kaonia

    Fiks fare 5000 franga 50 m katror një shtëpi , të mos dish nga të vesh ,të paguash shtëpinë a të hash bukë .

    Përgjigjjuni
    1. D
      Doni

      Ca lidhja kane cmimet me ate qe flet artikulli!!?

      Përgjigjjuni
      1. A
        Alla turka

        Sa "franga" e ke blere ti shtepine ne Islande o Karonia? HAHAHAHA

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje