FOTOT/ Biondja që po 'çon peshë' rrjetin dhe tifozët e Argjentinës në SHBA

17 Qershor 2026, 12:51Lifestyle TEMA
FOTOT/ Biondja që po 'çon peshë' rrjetin dhe

Atmosfera rreth Kupës së Botës 2026 po bëhet gjithnjë e më e nxehtë, jo vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj, ku personazhe të ndryshme po tërheqin vëmendjen e mediave dhe tifozëve.

Së fundmi, në qendër të diskutimeve në rrjetet sociale është bërë Kitana Montana, person i njohur i filmave për të rritur, e cila ka marrë vëmendje të madhe gjatë qëndrimit të saj në Shtetet e Bashkuara, ku po ndjek nga afër ndeshjet e turneut.

Ajo ka deklaruar se nëse Argjentina arrin të fitojë Kupën e Botës 2026, do të realizojë një projekt të veçantë si formë feste dhe dedikimi për këtë sukses.

“Jam e bindur se Argjentina mund të shkojë deri në fund. Dua të jem pjesë e atmosferës dhe ta përjetoj këtë eksperiencë me tifozët”, është shprehur ajo në një prononcim për mediat.

Montana ka tërhequr vëmendje edhe me deklaratat e saj për atmosferën në stadiume, duke theksuar se sporti dhe argëtimi kanë një energji të ngjashme, pasi të dyja kërkojnë performancë dhe lidhje me publikun.

Në rrjetet sociale, postimet e saj nga SHBA janë bërë virale, duke ndezur diskutime mes tifozëve të Argjentinës dhe ndjekësve të futbollit në mbarë botën./ New York Post 

2 Komente

  1. .
    .

    Qenka si tranvestit

    Përgjigjjuni
    1. T
      Treni

      Belle Delphine qenka Argjentinase?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje