Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 16 shtetas, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera lidhur me bllokimin e rrugëve në kryeqytet gjatë një tubimi të zhvilluar ditët e fundit.
Sipas njoftimit zyrtar, personat e proceduar dyshohen për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.
Mes të proceduarve janë shtetas të moshave të ndryshme, konkretisht: A. K., 46 vjeç, L. K., 33 vjeçe, A. Ll., 30 vjeçe, E. K., 32 vjeç, A. K., 30 vjeç, T. K., 24 vjeç, M. Y., 22 vjeç, Xh. D., 23 vjeç, S. T., 22 vjeç, I. Xh., 44 vjeç, E. Q., 41 vjeç, E. K., 23 vjeç, A. D., 21 vjeç, S. Gj., 33 vjeç, A. K., 30 vjeç dhe E. L., 21 vjeç.
Policia bën me dije se po punohet gjithashtu për shoqërimin e dy shtetasve të tjerë, E. Q. dhe M. C., të shpallur në kërkim policor.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se këta persona kanë nxitur pjesëmarrësit përmes thirrjeve që të vijojnë tubimin përtej orarit të përcaktuar nga organizatorët, nga ora 18:00 deri në 22:00, si dhe të mos respektojnë perimetrin e njoftuar për zhvillimin e protestës.
Si pasojë e këtyre veprimeve, është shkaktuar bllokim i qarkullimit të automjeteve dhe vështirësi në lëvizjen e qytetarëve në disa akse të Tiranës.
Në një pjesë të rasteve, pjesëmarrësit në tubim janë futur edhe në zonën e “Fan Zone” në sheshin “Skënderbej”, e përshtatur për aktivitete sportive, duke prishur qetësinë publike dhe duke bërë thirrje për bashkim me tubimin.
Policia e Tiranës thekson se vijon puna për identifikimin dhe procedimin e personave të tjerë përgjegjës, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Dy ditë më parë, sipas të njëjtave burime, janë referuar materiale dhe është nisur procedimi penal edhe për 19 shtetas të tjerë.
Bravo, si minimum njollosuni deshmite e penalitetit, te mos marrin dot pune ne shtet apo te udhetojne. Ndoshta fillojne e kuptojne qe ligji, eshte vertete i barabarte per te gjithe.
Po o shoku po, i barabart eshte ligji per te gjith. Vetem se per derrat eshte icik me shum i barabart. Mesa duket, per fatin tend te mir, nuk ke pasur pun me gjykatat ketu. Kur te te ndodhi, folim sa i barabart eshte ligji.
Sherbim Informative. dhe Policia e Shteti te "Seleksjonoj" Elementet Agresive, si dhe:Te gjithe ata "Turiste" qe Arrestohen Gjate Protestes, te Deklarojne :Me c´fare Parashe i Mbulojne Banesen dhe Ushqimin ne Shqiperi..si dhe te gjithe ata "Turiste-Kosovare-Maqedonas"---qe Rezulton se nuk jane Rastesishte ne Proteste.. POR JANE Pjese e Protestes....Humbasin Statusin e Turistit dhe si te tille te DEPORTOHEN Urgjentishte jashte Shqiperise...Policia e Shtetit te Mbushi Furgonat dhe ti coje ne Kufi , me Pasaporte te Stampuar -5-se vite NDALIM Hyrje ne Shqiperi.......