Vetingu - Peleshi: Duhet të mbrojmë atë që kemi arritur, ndryshimi në drejtësi ka ndodhur

17 Qershor 2026, 11:35Kronika TEMA
Vetingu - Peleshi: Duhet të mbrojmë atë që kemi arritur,

Në Tiranë u mbajt këtë të mërkurë një konferencë për rezultatet në procesin e vetingut në drejtësi.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi tha se vetingu ndihmon procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Për Peleshin, ndryshimi në sistemin e drejtësisë është realizuar dhe tani duhet mbrojtur ajo që është arritur.

“Me vettingun, ndryshimi në drejtësinë shqiptare ka ndodhur. Vettingu ndihmon integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ky ishte një proces, që ishte i nevojshëm për vendin tonë. Ne kemi sot trashëgiminë e kësaj reforme. Ne duhet të mbrojmë atë që kemi arritur.

Ishte një reformë epokale. Shqipëria sot është më afër se kurrë në rrugën drejt BE-së. Shqipëria e 2026 padyshim që nuk është ajo që ishte më 2016. Përgjegjësia e Kuvendit mbetet historike. Reforma në drejtësi ishte zgjedhje për të pasur institucione më të forta”, u shpreh Peleshi.

Kreu i KPA-së Sokol Çomo deklaroi se vettingu ishte një proces i vështirë, por i domosdoshëm për Shqipërinë.

“Ishte një përvojë e vështirë, dhe e dhimbshme. Ishte etapë që nuk ishte e lehtë për vendin tonë. Por kjo etapë ishte e nevojshme. Ne krijuam kushtet që sistemi i drejtësisë të funksionojë mbi themele më të forta. Sot po shënohet mbyllja e kapitullit të tranzicionit. Shqipëria po futet në shinat e duhura të demokracisë funksionale. Sfida jonë e përbashkët është që përjashtimi të mbetet përjashtim e normaliteti të jetë garancia se do ketë drejtësi për qytetarët.

Dua të falënderoj të gjithë ata që dhanë kontribut në procesin e vettingut. Një mirënjohje e veçantë i takon partnerëve tanë ndërkombëtarë, sepse ka qenë një partneritet i ndërtuar mbi vlera të përbashkëta. Një falënderim i shkon edhe ONM-së. Qëllimi ka qenë i përbashkët: forcimi i drejtësisë shqiptare”, u shpreh Çomo.

Parlamenti i Shqipërisë miratoi në korrik 2016 ligjin për nisjen e procesit të vetingut në sistemin e drejtësisë. Ligji u miratua me 140 vota pro.

3 Komente

  1. M
    Maqo Voskopoqiri

    Prejleshi Niko ose Pali Miska i ri analfabet Pali , analfabet Prejleshi Niko. Hajde Shqiperi e shekullit 21 me Krietare Kuvendi me diplome te blere ! Niko je vetem nje hajdut i madh...do kthehesh perpara Kishes ne Korce te shesish prap sende te perdoruara. Niko meso shkrim e kendim se Kaparalet kane falimentuar bashke me gruan tende...5 dyqanet shkolla e Niko Leshko....!

    Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje