Në Tiranë u mbajt sot, më 17 qershor, konferenca për rezultatet e procesit të vettingut në sistemin e drejtësisë, ku përfaqësues të institucioneve shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë vlerësuan ecurinë dhe rëndësinë e kësaj reforme.
Kreu i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Sokol Çomo, deklaroi se vettingu ka qenë një proces i vështirë dhe i dhimbshëm, por i domosdoshëm për forcimin e drejtësisë shqiptare.
“Ishte një përvojë e vështirë, dhe e dhimbshme. Ishte etapë që nuk ishte e lehtë për vendin tonë. Por kjo etapë ishte e nevojshme. Ne krijuam kushtet që sistemi i drejtësisë të funksionojë mbi themele më të forta. Sot po shënohet mbyllja e kapitullit të tranzicionit. Shqipëria po futet në shinat e duhura të demokracisë funksionale. Sfida jonë e përbashkët është që përjashtimi të mbetet përjashtim e normaliteti të jetë garancia se do ketë drejtësi për qytetarët.
Dua të falënderoj të gjithë ata që dhanë kontribut në procesin e vettingut. Një mirënjohje e veçantë i takon partnerëve tanë ndërkombëtarë, sepse ka qenë një partneritet i ndërtuar mbi vlera të përbashkëta. Një falënderim i shkon edhe ONM-së. Qëllimi ka qenë i përbashkët: forcimi i drejtësisë shqiptare”, tha Çomo.
Në konferencë foli edhe kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili u shpreh se me procesin e vettingut ndryshimi në drejtësinë shqiptare ka ndodhur tashmë. Sipas tij, kjo reformë është e lidhur drejtpërdrejt edhe me rrugën europiane të Shqipërisë.
“Me vettingun, ndryshimi në drejtësinë shqiptare ka ndodhur. Vettingu ndihmon integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ky ishte një proces, që ishte i nevojshëm për vendin tonë. Ne kemi sot trashëgiminë e kësaj reforme. Ne duhet të mbrojmë atë që kemi arritur.
Ishte një reformë epokale. Shqipëria sot është më afër se kurrë në rrugën drejt BE-së. Shqipëria e 2026 padyshim që nuk është ajo që ishte më 2016. Përgjegjësia e Kuvendit mbetet historike. Reforma në drejtësi ishte zgjedhje për të pasur institucione më të forta”, u shpreh Peleshi.
Ndërsa zëvendëskryeministrja Albana Koçiu theksoi se reforma në drejtësi dhe procesi i vettingut kanë rritur besueshmërinë e sistemit, pavarësisht vështirësive, vonesave dhe kostove që e kanë shoqëruar.
“E zgjodhëm një rrugë jo të lehtë. E zgjodhëm këtë rrugë jo për të ndryshuar një emër me një tjetër, por për të vendosur parimin se toga nuk është mburojë dhe askush nuk mund të qëndrojë mbi ligjin. Procesi ka qenë i vështirë, ka sjellë vonesa dhe debate të forta publike e ka pasur kosto reale. Por kosto e mosveprimit do ishte më e madhe.
Sistemi i drejtësisë ka ndryshuar. Shqipëria ka një arkitekturë të re kushtetuese. Në emër të qeverisë shqiptare shpreh mirënjohje për të gjithë ata që mbajtën mbi supe këtë proces. Qëlimi ishte një drejtësi e pavarur që nuk merr parasysh se kush është individi që gjykohet. Duhet ta ruajmë standardin e ri të drejtësisë. Reforma në drejtësi është gur themeli për integrimin e Shqipërisë në BE”, u shpreh Koçiu.
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, e cilësoi vettingun një proces historik, duke theksuar se standardet e vendosura duhet të ruhen dhe të jenë të qëndrueshme në kohë.
“Procesi i vettingut ka qenë një proces historik. Dua të falënderoj të gjithë ata që morën pjesë në këtë vlerësim, punë e cila nuk ishte e lehtë. Kolegji luajti rol tepër të madh në pasjen e sigurisë në të gjitha fazat e vettingut. Dua të falënderoj edhe OMN-në, që luajti rol të rëndësishëm gjithashtu. Arritjet duhet të jenë të qëndrueshme në kohë. Standardet që janë vendosur duhet të mbeten ende.
Kjo do të thotë që kontrolli i pasurisë dhe verifikimi i figurës së gjyqtarëve të vijohet të shikohen me kujdes. ILD vazhdon që të hetojë sjelljet e papërshtatshme, sa herë që nuk respektohen rregullat. Edhe Shkolla e Magjistraturës ka një rol tepër të madh në kultivimin e vlerave të etikës. Këto vlera duhet të bëhen pjesë e kulturës profesionale të gjyqtarëve. Vetëm perms reformave, Shqipëria do të afrohet me Bashkimin Europian”, përmbylli Gonzato.
Robt ku ti keni! Bejini ato plehrat e KPA gjyqtare tani ne kundershtim me Kushtetuten dhe ligjin. Dmth shkeljen me te rende te reformes se re bejeni ju. Dhe mos harroni edhe ata te ONM me ne krye ate pushtin Teo Jacobs qe ka 10 vjet qe paguhet me 20 mije euro ne muaj se bashku me ato bashinozuket e vet dhe keto miliona euro qe moren keta si financim i reformes do I paguajne shqiptaret. Ptu rrace e keqe sorosiste!
Vërtet, Vetingu ishte një nga reformat më të domosdoshme në sistemin e drejtësisë shqiptare, pooor kujdesi në zgjedhjen e atyre që do kryenin këtë veting, ishte nga më pak të treguarit kujdes............... Sa dëgjohej nëpër tavolina, aty Saliu diti të fuste hundët dhe u tregua i pa kursyer............... Ato veprime të tij dhe të Metes, në futjen e hundve në analizen e perzgjedhjes të elementëve në sistemin Prokurorisë dhe gjykatave duke futur ferra nën rrota, na kanë cuar në gjendjen që jemi sot.......... Për këtë është vështirë të gjesh fajtorë të tjerë, por është e vështirë edhe që të bësh zgjedhjen e duhur............. Për këtë duhet një mendim i pjekur i një populli me kulturë.