BKH kontrolle te biznesmenë dhe kompani ndërtimi, kontrolle në 23 banesa, zyra dhe shoqëri tregtare.

16 Qershor 2026, 17:05Kronika TEMA
BKH kontrolle te biznesmenë dhe kompani ndërtimi, kontrolle në 23

Në kuadër të aksionit që goditi një prej karteleve të trafikut të kokainës, të drejtuar sipas SPAK nga Salvatore Aliu, Shpëtim Aliu, Dritan Gjika, Eldi Dizdari dhe Armando Pacani, u urdhëruan kontrolle në 23 banesa, zyra dhe shoqëri tregtare.

Hetuesit e BKH-së ushtruan kontrolle te Redi Peza, pronar i “Porto Lalzit” dhe i “Sviluppo Mare”, te biznesmeni Ardi Kollçaku, pronar i “Anchor Invest”, te Kujtim Shtufi dhe kompania “Ferro Beton” shpk.

SPAK dyshon se një pjesë e të ardhurave të përfituara nga trafiku ndërkombëtar i kokainës janë pastruar përmes investimeve në sektorin e ndërtimit, pasurive të paluajtshme dhe projekteve turistike. Hetimet po fokusohen te gjurmimi i flukseve financiare dhe lidhjet e mundshme mes kapitalit të dyshuar kriminal dhe investimeve në ekonomi./VNA.AL/

2 Komente

  1. Ndriçim Stopi

    Po po Vari K@rin, Futini te gjithe ne Burg Ata qe ju sjellin Lek, i Pret Dubai dhe shume Vende dhe tallin Bythen me Ju, Ruani Shtepite me Qerpiç se jane Monumente Kulture ,po kujdes mos ta zej ndanjerin Shteija me Qerpiç. Europa thote Ju rrini Fukarenj se jeni Monument Kulture.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kolegu i SPAK-ut

      Po për atë të madhin jo vetëm nga pesha s'ke asnjë fjalë Mero trimi? Se dhe aty kanë vuajtur oficerët e BKH-së!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje