Dogana Durrës sekuestron 25,000 euro të padeklaruara në Portin e Durrësit

16 Qershor 2026, 16:10Kronika TEMA
Dogana Durrës sekuestron 25,000 euro të padeklaruara në Portin e

Strukturat e Doganës Durrës në bashkëpunim me Policinë Kufitare sekuestruan sot 25,000 euro të padeklaruara, të zbuluara në një automjet të paraqitur për kontroll në vijën e dytë.

Pas verifikimeve dhe kontrollit fizik të mjetit në pronësi të një shtetasi italian shuma monetare u evidentua si e padeklaruar pranë autoriteteve përkatëse. Nuk u konstatuan sende të tjera të paligjshme.

Shuma e sekuestruar iu kalua strukturave kompetente për vijimin e procedurave të mëtejshme, ndërsa kontrollet e përbashkëta vijojnë me qëllim garantimin e zbatimit të legjislacionit dhe sigurisë në pikat kufitare. 

1 Komente

  1. D
    Dy vite punē kursimesh.

    Jetohet deri nē shtator me pushime nē vēndin tonē me kētē shumē.( 25000€) 1 person.Hoteli, ushqimi tre vakte,plazhi, pishina, pijet,marrdhēnie seksuake me tarif dhe pak casino.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje