
Antropologu Nebi Bardhoshi, i ftuar në podcastin Apostrof, ka analizuar rolin e brezit të ri në protestat e fundit në Shqipëri, duke e lidhur pjesëmarrjen e tyre me një ndjenjë të thellë përjashtimi nga vendi i tyre.
Sipas Bardhoshit, ky brez ka një mënyrë tjetër krahasimi me botën. Ndryshe nga prindërit, të cilët e kanë përjetuar tranzicionin kryesisht përmes kujtesës së viteve ’90 dhe zhgënjimeve të mëvonshme, të rinjtë e sotëm e krahasojnë Shqipërinë me përvojat konkrete që kanë pasur jashtë vendit.
Ai thekson se shumë prej tyre kanë jetuar, studiuar, udhëtuar apo janë rritur si fëmijë emigrantësh në sisteme të tjera, duke parë nga afër se si funksionojnë shërbimet, arsimi, puna dhe administrata në vende të ndryshme.
Për këtë arsye, sipas Bardhoshit, pakënaqësia e të rinjve nuk është thjesht politike apo momentale. Ajo lidhet me faktin se, teksa përpiqen të ndërtojnë jetën në Shqipëri, të gjejnë punë, të kenë një banesë, të marrin shërbime publike apo të hapin një biznes, përballen me pengesa që i bëjnë të ndihen të huaj në vendin e tyre.
“Pika që i bashkon është se nuk mund të jemi të huaj në vendin tonë, më të huaj sesa në vendet e tjera”, shprehet Bardhoshi.
Sipas tij, kjo ndjesi është një nga burimet kryesore të energjisë së protestës. Brezi i ri nuk po kërkon thjesht të largohet, por po refuzon të pranojë një Shqipëri ku e ardhmja duket më e vështirë sesa emigracioni.
Prandaj duan te ikin te gjithe apo ngaqe duan te ikin ndjehen te huaj. Cili eshte shaku e cilia eshte pasoja?
O na e shpife o bardhosh i ZI .Kush i ka perjashtuar te rinjte ? Ndoshta sera juaj .Te rinjte duan pune zyre dhe te rrine neper BARE E RESTORANTE ,duan leke pa punuar . Ata perjashtojne veten e tyre . Duan kapitalizmin me ligjet e socializmit .
Ik mer qelbs.