Fryma antikapitaliste në protestë, reagimi i gazetarit: Mos i çoni pasanikët në “gijotinën” e revolucionit

16 Qershor 2026, 17:25Sociale TEMA
Fryma antikapitaliste në protestë, reagimi i gazetarit: Mos i

Gazetari Enkel Demi ka reaguar lidhur me protestat e javëve të fundit, duke paralajmëruar për atë që ai e konsideron si rrezikun e një fryme antikapitaliste brenda lëvizjes.

Në një postim në rrjetet sociale, Demi shprehet se protestat përfshijnë njerëz me motive të ndryshme, por argumenton se bëhen problematike kur marrin trajtën e një revolucioni që synon demonizimin e sipërmarrësve dhe kapitalit privat.

Sipas tij, retorika që vë në shënjestër biznesmenët dhe pasanikët si armiq të shoqërisë është një ideologji që i ngjan komunizmit klasik dhe mund të çojë në përçarje shoqërore.

Reagimi i plotë i Enkel Demit:

Çdo lëvizje, demonstratë apo “revolucion” ka pjesëmarrës, të cilët kanë një mijë e një arsye për të dalë në rrugë. Ka delirantët e vetë, patetikët, patriotikët, idealistët, naivët, besimtarët, gruarët, burrarët e kështu me radhë.
Siç dikujt nuk i pëlqen t’i japin urdhër me u çu nga kafja, sak ashtu kurkush nuk ka pse të përpiqet të ndalë a shpotisë filanin a fisteken të bëhet pjesë e një panairi shëtitës, shumëngjyrësh.
Lëvizja apo “revolucioni” bëhet i rrezikshëm, kur merr formën e një fryme antikapitaliste, përçarëse fetare, antikombëtare e më tej lista mund të na thurret e gjatë.
Por, le të ndalemi vetëm në rastin e parë; përmendja e investitorëve, kapitalistëve, pasunarëve shqiptarë si njerëz që na kanë grabitur, na kanë marrë tokën, na kanë shtypur, na kanë shfrytëzuar. Natyrisht, ata kanë bërë dëme, kanë shfrytëzuar jo vetëm hapësirat që u ka dhënë sistemi për të përfituar, e kanë korruptuar sistemin, kanë krijuar kushte financiare për paratë e krimit, por në të njëjtën kohë kanë krijuar atë soj përparimi që ka ky vend, ja ashtu me çimento e beton si kënga e Çelentanos te “Djali i Rrugës Gluk”.
Janë me qindra mijëra njerëz që jetojnë, paguhen, kanë marrë kredi, kanë bërë një lloj katandie duke punuar për kompanitë e këtyre njerëzve. Sipas meje kjo ideja e shpalljes së emrave të pasanikëve për t’i çuar në “gijotinën” e një “revolucioni” që të therr në rrjet, nëse mendon ndryshe, është komuniste.
Sado që komunistët e sotëm na shfaqen si nacionalistikë, ideja e tyre është e palëvizshme qysh nga Revolucioni i Tetorit; ndryshim i sistemit me dhunë, vendosja me dhunë e një regjimi të dhunshëm, i cili fshin elitat. Për fat të keq apo të mirë kjo shoqëri e jona, ku bëjnë pjesë edhe protestuesit e të gjitha ngjyrave ka mundur të prodhojë këtë farë elite, e cila ka emrat e sipërmarrësve që njohim dhe nuk njohim.
Por, nëse do të lihet që rrjedha e tyre të përmbysë pasunarin në emër të klasës punëtore që “nuk ka ç’të humbë veç prangave”, atëherë vala do të vrasë edhe sipërmarrësit bashkëpunëtorë të “revolucionit”, të cilët ca muaj më parë do shtronin tapete të kuqe.
Megjithatë, ka “shpresë”, pasi kemi të bëjmë vetëm me një seksion apo departament qorr vetëvendosës të lëvizjes. Falë Zotit, pjesa tjetër ka halle të tjera pse ka zbritur në rrugë dhe nuk janë objekt i këtij shënimi modest.

2 Komente

  1. e
    emri

    Drejtesi sociale, shanse te barabarta, ligji eshte i barabarte per te gjithe jane koncepte abstrakte qe pasunaret, ku hyn edhe zotrote, nuk i kuptojne, apo jo? Per ju i vetmi koncept qe pranoni eshte Ligje dhe Maliqi

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kolegu i SPAK-ut

      Po normale ata janë pronarët tanë më thuaj një milioner shqiptar që i ka fituar ato para pa rrjepur prona publike?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje