Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit

16 Qershor 2026, 20:20Kronika TEMA
Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25

Strukturat e Doganës Durrës në bashkëpunim me Policinë Kufitare sekuestruan sot 25,000 euro të padeklaruara, të zbuluara në një automjet të paraqitur për kontroll në vijën e dytë.

Pas verifikimeve dhe kontrollit fizik të mjetit në pronësi të një shtetasi italian shuma monetare u evidentua si e padeklaruar pranë autoriteteve përkatëse.

Dogana bën me dije se shuma e sekuestruar iu kalua strukturave kompetente për vijimin e procedurave të mëtejshme, ndërsa kontrollet e përbashkëta  vijojnë me qëllim garantimin e zbatimit të legjislacionit dhe sigurisë në pikat kufitare.

 

1 Komente

  1. k
    k

    Bëhuni trima dhe rigorozë me të huajt,kurse drogaxhijtë vendas i rrafin me shpulla doganierët.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje