"Më keni braktisur”/ Moment tensioni mes Trump dhe Melonit në samitin e G7 (VIDEO)

16 Qershor 2026, 21:20Bota TEMA
"Më keni braktisur”/ Moment tensioni mes Trump dhe Melonit

Gjatë një takimi në kuadër të samitit të G7 në Evian, është regjistruar një moment i tensionuar mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe presidentit amerikan Donald Trump.

Ngjarja ndodhi gjatë një bisede ku presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, pyeti Melonin nëse marrëdhëniet me Trump ishin përmirësuar. Ajo u përgjigj shkurt: “Ne kemi qenë gjithmonë miq.”

Në atë moment, Trump reagoi i befasuar duke thënë: “Më keni braktisur”, ndërsa Meloni e kundërshtoi menjëherë deklaratën duke u shprehur: “Jo, kjo nuk është e vërtetë.”

Incidenti ndodhi pak para një dreke pune të G7, në një moment ku liderët botërorë po zhvillonin biseda joformale mes tyre.

Marrëdhëniet mes Melonit dhe Trump kanë pasur luhatje gjatë muajve të fundit, me tensione të lidhura me qëndrime politike për çështje ndërkombëtare, përfshirë konfliktin me Iranin dhe përdorimin e bazave ushtarake në Itali.

3 Komente

  1. L
    La carte aux trésors

    Politika Amerikane ka vështirsi tē bējē gjērat siq i sheh ajo.Rasti Groenlandēs, Kanadas, Kubēs dhe sē fundi Irani.Shpresojm qē do ketē korrigjime tē mētejshme nē favor tē njē demokracie tē shēndetēshme.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fieraku

      Miku i mire ne Vendin e vete..shume mire ka then Zonja e Nderuar Meloni dhe Respekt.. Problemet e vete Trampe le ti Zgjidhe vete......

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sass

        Per fat te keq amerika nuk i zgjidh fix problemet por krijon rrumujen dhe ikin me vrap gjate deshtimit ne te gjitha lufterat e padrejta neper bote, nje i tille eshte dhe z.Tramp

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje

      Blog Tema