Raportuesi për Kosovën në PE: Duhet të marrë statusin e kandidatit për BE

16 Qershor 2026, 21:30Rajoni TEMA
Raportuesi për Kosovën në PE: Duhet të marrë statusin e

Rruga evropiane e Kosovës dhe progresi i vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian kanë qenë në qendër të debatit në seancën plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg.

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, theksoi se avancimi i Kosovës drejt statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian është një hap i domosdoshëm në këtë fazë të procesit integrues.

Ai vlerësoi mbështetjen e gjerë publike në Kosovë për integrimin evropian dhe nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të këtij orientimi strategjik.

“Është shumë e rëndësishme që Kosova të fitojë statusin e vendit kandidat dhe të vazhdojë në rrugën e saj evropiane,” deklaroi Terras para eurodeputetëve.

Duke folur për zhvillimet politike në Kosovë, ai tha se vendi ka kaluar një periudhë të ngarkuar me procese zgjedhore, duke përmendur mbajtjen e disa zgjedhjeve brenda një kohe të shkurtër, gjë që sipas tij ka ndikuar në funksionimin normal të institucioneve.

Terras u ndal gjithashtu te sfidat me të cilat përballet Kosova, përfshirë sundimin e ligjit, lirinë e medias dhe masat kufizuese të Bashkimit Evropian ndaj vendit. Ai theksoi edhe ngecjen e gjatë të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke e cilësuar mungesën e rezultateve si një pengesë serioze për procesin e normalizimit të marrëdhënieve.

1 Komente

  1. E
    E jona histori e Shqipēris

    Kosova ēshtē nē zonē euro, pasi leku zyrtar i saj ēshtē si 19 shtetet e tjera tē bllokut.Statusi dhe antarsimi Kosovës duhet tē bēhet para antarsimit tē BE-sē pēr tē evituar veto tē Beogradit.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje

    Blog Tema