Mali i Zi tjetër hap drejt BE-së, mbyll edhe dy kapituj të tjerë negociatash

16 Qershor 2026, 14:30Rajoni TEMA
Mali i Zi tjetër hap drejt BE-së, mbyll edhe dy kapituj të

Mali i Zi po i afrohet gjithnjë e më shumë anëtarësimit në Bashkimin Evropian, pasi mbylli të martën negociatat për dy kapituj të tjerë nga 33 gjithsej që kërkohen për përfundimin e procesit të anëtarësimit.

Gjatë një konference ndërqeveritare, presidenca qipriote e Këshillit të BE-së njoftoi mbylljen e Kapitullit 2, që lidhet me lëvizjen e lirë të punëtorëve, si dhe të Kapitullit 28, që ka të bëjë me mbrojtjen e konsumatorëve dhe shëndetin publik.


Zëvendësministrja për Çështjet Evropiane e Qipros, Marilena Raouna, vlerësoi përparimin e Podgoricës, duke theksuar “ritmin e qëndrueshëm të negociatave të anëtarësimit dhe angazhimin e vazhdueshëm të Malit të Zi për të çuar përpara reformat e nevojshme për anëtarësimin në BE”.


Qeveria e Podgoricës synon të mbyllë të gjithë kapitujt negociues deri në fund të këtij viti. Aktualisht kanë mbetur edhe 16 kapituj për t’u përfunduar.

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajić, u shpreh optimist për afatet e procesit.


“Deri në fund të vitit do të mbyllim të gjithë kapitujt negociues, në mënyrë që Mali i Zi të bëhet shteti i 28-të anëtar i Bashkimit Evropian në vitin 2028”, theksoi ai.

1 Komente

  1. S
    Shqiperia Viktim e Klysheve te shitur

    Mali i Zi...Mbylle Negocjatat...Ndetone Ura-Gjigande me Parate e Kines..Hyne ne BE..para Neshe...kurse ne Kemi:Saline...........Zenin e Saliut..--kemi "Ekspertin" Ushtarake Fatmir Mediun...kemi "Trimin" Flamur Noka...kemi edhe Keta Lolot qe Bertasin per "Token Shqipetare" qe po ua Marrin te tjeret.....ne kemi Shume "Patriote edhe Vellezer Kosovare"...qe jane Gati ti vene Minat Tiranes dhe Gjithe Shqiperise per Interesat Serbe,,,,kemi edhe "Vorio-Epirotet" qe per 300-te Euro, te bien Kufirin ne Zverrnez....kemi dhe c´fare nuk kemi....me e keq eshte se kemi VETEM PAKE SHQIPETARE.....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje