Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen 80 kuti të votave me postë, LVV kryeson me mbi 69 për qind

15 Qershor 2026, 09:41Rajoni TEMA
Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen 80 kuti të votave me

Lëvizja Vetëvendosje po shënon një avantazh të thellë në procesin e numërimit të votave të ardhura me postë, sipas rezultateve paraprake të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë.

Të dhënat e deritanishme tregojnë se, pas numërimit të 80 kutive të votimit, Vetëvendosje ka siguruar 20.693 vota, ose 69.67 për qind të totalit të votave të numëruara.

Forca e dytë politike rezulton Lidhja Demokratike e Kosovës me 4.506 vota, që përfaqësojnë 15.17 për qind, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës renditet e treta me 2.369 vota, ose 7.98 për qind.

Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 1.585 vota, duke siguruar 5.34 për qind të votave të numëruara deri më tani.

Procesi i numërimit të votave me postë po vazhdon dhe pritet të sjellë një pasqyrë më të plotë të rezultatit zgjedhor. Rezultatet përfundimtare do të bëhen publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas përmbylljes së verifikimeve dhe numërimit të të gjitha votave.

7 Komente

  1. s
    sapa

    Albin Kurti ky tradhetar qe nuk vjedh popullin e vet!Pse nuk merr shembull nga nena shqiperi?

    Përgjigjjuni
    1. A
      Albini nga Peqini

      Allaj rrota me karr ne Europe! Po e bashkoj ai kombin tone kudo ne bote nuk ka superfuqi qe na del para. Do pushtojme gjithe boten. Bile edhe Ameriken dhe Kinen.

      Përgjigjjuni
      1. p
        peja

        Gazeta Blic; "Kush janë 4 ministrat e Kurtit me aktakuzë për korrupsion, Rrahmani nuk është i vetmi që kishte telashe me ligjin, Liburn Aliu, Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla e Arbëria Nagavci që të gjithë ministra në qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti, kanë aktakuza aktive.

        Përgjigjjuni
        1. h
          hektor

          Dominojnë derrat që përkrahin përçarësin e kombit plerën Kurti....o Zot pse i ke bërë kaq të trashë...

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gabeli i Bregut Lumit nish Tulla nr.3 Tirone.

            Ammani ore popull si do bejme qe Gabelica Vjosa te behet prap Presidente se ajo eshte si Jovan Bregu .....i qan zemra Vjoses per tu bere i cike magazinjere si puna e Jovan Bregut...!

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gabeli i Bregut Lumit nish Tulla nr.3 Tirone.

              Ammani ore popull si do bejme qe Gabelica Vjosa te behet prap Presidente se ajo eshte si Jovan Bregu .....i qan zemra Vjoses per tu bere i cike magazinjere si puna e Jovan Bregut...!

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fatosi-kosove

                Ani ne zgjedhjet e ardhshme qenefi do kete edhe ma shum vota sepse tashme ligji special per shtetsine ( e kote) i vituat mes qenefit dhe listes serbe do ja shtoje edhe nja 500.000 vota nga qytetaret serb, e imagjinojeni sikur te vitojne edhe te gjithe serbet per zgjedhjet ne kosove allbini krajl do bahet,pastaj udbashet e kosoves e kan me lehte ta thirrin babe.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje