Dosja kundër Ols Dados, shtohen paditësit: Shoqata ngre hijen e “21 Janarit” mbi emërimin e prokurorit të SPAK

19 Qershor 2026, 10:25Politika TEMA
Dosja kundër Ols Dados, shtohen paditësit: Shoqata  ngre hijen e

Një zhvillim i ri është regjistruar në procesin gjyqësor që vë në diskutim ligjshmërinë e emërimit të prokurorit të SPAK, Ols Dado. Shoqata “Asociacioni Kombëtar i Medias dhe Drejtësisë” i është drejtuar Gjykatës Administrative të Tiranës me një kërkesë për t’u pranuar si ndërhyrëse kryesore në gjykimin e nisur nga Erion Veliaj, ku kërkohet konstatimi i pavlefshmërisë së emërimit të Dados në funksionin e prokurorit.  

Në kërkesën drejtuar gjyqtarit Hazbi Balliu, shoqata argumenton se çështja nuk prek vetëm statusin personal të një prokurori, por integritetin e sistemit të drejtësisë dhe ligjshmërinë e ushtrimit të pushtetit penal në Shqipëri. Sipas saj, nëse provohet se emërimi i Ols Dados është kryer në kundërshtim me ligjin, pasojat nuk kufizohen te karriera e tij, por shtrihen mbi të gjitha procedimet dhe çështjet ku ai ka ushtruar funksione si prokuror.  

Shoqata e lidh interesin e saj veçanërisht me rolin që Dado ka pasur në hetimet për dosjen e “21 Janarit”, duke theksuar se bëhet fjalë për një nga ngjarjet më të rënda në historinë e drejtësisë shqiptare, për të cilën edhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka konstatuar shkelje lidhur me efektivitetin e hetimit. Sipas kërkesës, çdo dyshim mbi ligjshmërinë e statusit të prokurorit që ka trajtuar një çështje të tillë merr rëndësi të jashtëzakonshme publike dhe institucionale.

Në përfundim, shoqata kërkon nga gjykata të pranojë pjesëmarrjen e saj në proces, duke argumentuar se mbrojtja e drejtësisë së pavarur, transparencës dhe interesit publik e legjitimon të marrë pjesë në një gjykim që, sipas saj, mund të krijojë precedent për kontrollin gjyqësor të emërimeve në sistemin e drejtësisë.

Dokumenta bashkëngjitur

10 Komente

  1. D
    Dire Straits !!!!!!

    Lali i shkrete , tere leket "e ndershme" qe i ka fituar me "djersen e bythes" , po i harxhon me lobime brenda dhe jashte vendit.....ku qendron problemi ketu??? Problemi qendron se ....kur te dale do kete mbetur troke , dhe do te filloje nga e para "veprimtarine (jo)korruptive" ne bashki per te rifituar parate e humbura ne beteje !!!!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kolegu i SPAK-ut

      Ca thua mo ai ka shitur fiq dhe ka punuar nuk rrinte në kafe dhe vilën ja la vjehrri që e kishte blerë posaçërisht që të relaxohet lali se lodhej duke punuar ditë natë për shokët e partisë

      Përgjigjjuni
    2. s
      sapa

      Aq i korruptuar eshte ky vend kur shikon se cfare mbeshtetje i jepet hajdutit te popullit!

      Përgjigjjuni
      1. L
        Ligji

        Ktij pushti fytyre skuth duhet me i vene prangat se ka luajtur me jete njerëzish.ndryshe s'ka drejtesi

        Përgjigjjuni
        1. p
          popullori

          Të paktën sa flitet dhe shkruhet për këtë prokuror dhe sa pamë ditë më parë në emisionin STOP për atë prokurorin e istitucionit të emrimeve në prokurori, i cili kërkonte SEKS, sikur cdo gjë kish dalë sheshit, Shoqata "Asociacioni Kombëtar i Medjas dhe Drejtësisë", ka jashtëzakonisht të drejtë, sepse po na mbysin PALACOT.

          Përgjigjjuni
          1. d
            drejtesi e munguar

            Kerkesa per verifikimin e emerimit te nje prokurori(konkretisht Z.Olsi Dado) eshte kerkes per transparence ne emerimet ne prokurori e gjithe nepunesit e tjere.Kush thote qe do te perfitoj Z.Veliaj (edhe mund te ndodh) gabon.Ajo eshte e pakta.Mendoj se do te hapet "kutia e pandores" per emerimet e funksionareve shteteror.Transparenca eshte e domosdoshme.Me mire nje i "fajshem" i lire(perkohesisht) se sa te pafajshem ne burg.

            Përgjigjjuni
            1. l
              llazi usa

              Dire dhe ti Sapa robet ku ti keni, po ju qe po mbroni kelyshin e Sali kriminelit qe nuk dihet se sa djem nenash ka mare ne qafe, po perse nuk e hetone 21 janarin, ju jeni kurvat e tyre qe nuk leni komente pa e komentuar!

              Përgjigjjuni
              1. D
                Detlev

                O mero Kërma ,na ke çarë menderen me këto lajme për Lali hajdutin ,po nji çik cip nuk të ka ngelë o derëzi

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Ali Tepelena

                  Dire Sdraits,ke çrregullim në aparatin e tretjes, jashtëqithen e nxjerrë nga goja.

                  Përgjigjjuni
                  1. I
                    I ndinjuar

                    Te zhduket nga sistemi i drejtesise ky mashtrues i pafytyre dhe te ndiqet penalisht per mashtrimin,te merren masa dhe per proppzuesit (I. Rama etj)dhe mratuesit ne sist.e drejtesis e gjetke. A. Dumani te largohet nga spak qe vazhdon te gjykoje me te,edhe ne nje akuze bazuar ne anonime. Turp! .

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje