“Triangle – From Stone to Concrete" në Durrës - Në natën finale pritet të performojë edhe Olen Cesari!

19 Qershor 2026, 11:16Kulturë TEMA
“Triangle – From Stone to Concrete" në Durrës -

Qyteti i Durrësit është kthyer këto ditë në një hapësirë të artit dhe kulturës përmes eventit ndërkombëtar “Triangle – From Stone to Concrete”. Për katër netë me radhë ky aktivitet synon të bashkojë muzikën, fotografinë, artin bashkëkohor dhe performancat në hapësira publike, me synimin për të afruar artistë dhe kultura të ndryshme pranë publikut.

Aktivitetet nisën me performanca të artit publik përgjatë bregdetit, ndërsa një nga momentet e programit ishte ekspozita fotografike “Sunset Lovers” e fotografit Griseld Hoxha. Organizatorët zbulojnë se në mbrëmjen finale  violinisti i njohur Olen Çezari rikthehet për të performuar në qytetin e tij të lindjes.

“Kemi planifikuar të dhurojmë katër netë magjike. Spektakël me një dj të famshëm si dhe lojëra me zjarr. Mbrëmja e tretë do të sjellë një homazh për legjendën e muzikës italiane Vasco Rossi, ndërsa të shtunën violinist me famë Olen Çezari rikthehet për të performuar këtu në Durrës, në qytetin e tij të lindjes pas më shumë se 20 vitesh. Po këtë mbrëmje do të luajë edhe dj i famshëm francez që Charles B. Dhe me patjetër të dy së bashku do të na dhurojnë surprizë. Ata luajnë dy rryma muzikore tërësisht të ndryshme, por duke arritur ti ndërthurin do na bëjnë të ëndërrojmë”, u shpreh massimiliano Adilardi, organizator.

Përveç programit artistik, organizatorët kanë përfshirë edhe një fushatë ndërgjegjësuese për dhurimin vullnetar të gjakut përmes makinës lëvizëse.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje