Berisha pranon se ka lobuar për të marrë vizën amerikane: Pagesa është kryer nga një fondacion që ndihmon PD-në

18 Qershor 2026, 12:45Politika TEMA
Berisha pranon se ka lobuar për të marrë vizën amerikane:

Sali Berisha e pranoi drejtpërdrejtë se ka lobuar që DASH ta përjashtonte nga ndalimi për të hyrë në SHBA. I pyetur nga gazetarët se kush ka paguar për këtë lobim, ai tha se pagesa është kryer nga një fondacion që ndihmon PD, por ai zgjodhi të mos e zbulojë shumën.

"E para, nuk kam zhvilluar në mënyrë kategorike asnjëlloj negociate me asnjë person. Ka një kod: po shkove në gjykatë, shko në gjykatë. Nuk jam ai që bën një veprim dhe bën një tjetër. Seancën e pajtimit unë nuk kisha ndërmend ta pranoja. Unë do shkoja. Shkova në gjykatë. Çdo aludim këtu është kot. A kanë lobuar për Sali Berishën? Po, kanë lobuar, pa diskutim. Procedura është lobim. Nuk kam lobuar me administratën Biden, nuk kam lobuar me administratën e Biden. Nuk ka procedurë tjetër përveç lobimit.

Pra nuk ka pasur asnjë... Unë, që ta dinë të gjithë, i vetmi sanksion që kam pasur ka qenë viza. Janë përpjekur shumë, me një vullnet patologjik, të kalojnë tek thesari, se besonin gënjeshtrat e tyre. Bëri një hetim të thelluar dhe të gjithanshëm të fëmijëve të mi, timin, dhe gjeti atë që kanë gjetur edhe këta te vettingu që kanë bërë, dhe nuk ua mori, ua ktheu mbrapsht. Ai lobim, se kush e ka paguar, është fondacioni i cili ndihmon PD dhe ka marrë përsipër të mbrojë kauzën e PD-së. Unë thashë, u ktheva kur donin të kontrollonin PD-në dhe unë mund të them që jam kryetari i PD-së, por s’kisha ndërmend të kthehesha. Do vazhdoja betejën me media dhe gjykatë. Kjo ishte zgjidhja ime", tha Berisha.

Në njoftimin zyrtar të publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Sali Berisha dhe familjarët e tij vijojnë të figurojnë si persona të shpallur “non grata”.

Pavarësisht se Berisha nuk zbuloi emrin e fondacionit që ka lobuar për të në DASH, më herët në media është bërë publike një kontratë prej 6 milionë USD, e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, me kompaninë lobuese amerikane “Continental Strategy”.

Në këtë kontratë, si garantor financiar figuron Nuredin Elez Seci, një 72-vjeçar tropojan, ish-shef i sportit në Komitetin Ekzekutiv të Tropojës deri në vitin 1992, aktualisht rezident në Neë York. Ai ka marrë përsipër përgjegjësinë për të arkëtuar dhe paguar lobimin milioner, që parashikon pagesa mujore prej 250 mijë dollarësh për një periudhë 24-mujore.

Madje, më 24 prill 2025, ditën kur është nënshkruar kontrata nga Flamur Noka, është derdhur edhe paradhënia prej 750 mijë USD për tre muajt e parë.

11 Komente

  1. h
    hila

    Vizen ja pagun tropojani qe ne 96 iku me pasaport diplomatike e me parat e Saliut,

    Përgjigjjuni
    1. D
      Demokrat prej natyre

      Po ky sikur do ti hidhte ne gjyq Blinken me shoke?! Teater Edvin Sali! Por vecse po luani me jetet e fatin e shqiptareve kudo ne bote!

      Përgjigjjuni
      1. M
        Munika

        Po kjo drejtesi e qelbur a do guxoje ndonjehere per te gjetur burimin e ketyre miljonave me te cilat po fshin bythen kjo kufome e veremosur?!

        Përgjigjjuni
        1. M
          Munika

          Po kjo drejtesi e qelbur a do guxoje ndonjehere per te gjetur burimin e ketyre miljonave me te cilat po fshin bythen kjo kufome e veremosur?!

          Përgjigjjuni
          1. p
            patrioti

            Si doktor qe je pse ske lobuar te Ndertohet nje spital modern ne Tirane keshtu do mbahesh mend per nje gjest human dhe do ishte shum her me mire sesa nje vize ne Amerike megjithate edhe shqiperia ka mjeke shume te mire hajde tung.

            Përgjigjjuni
            1. C
              Cercizi

              Po e ndjen ngordhjen kerma.do festoje nje popull kur te ngordhi kjo kerme

              Përgjigjjuni
              1. H
                Hap thesin per Gringot ndryshe vdiqe non grata

                Bufi te duhet te paguash me shume , ndaje hape thesin per Gringot amerikane. Me 6 milione dollare vetem nje kapele kushton , ndaje hidhu , se ndryshe çdo perfundoshe ne burgjet amerikane.....

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Aron

                  hahahaaaaaaaa si per cudi keta pordhestuestat nuk i dedikojne nje parulle ketyre milionave me te cilat paguan per nje vize Saliu. Dhe keto jane vetem ato qe jane publike. Ndaj edhe kjo pordhteste nuk merret me me seriozitet.

                  Përgjigjjuni
                  1. s
                    saliu duhet te shpallet terrorist

                    Pordhestusave i vjen keq me shume per pelikanin kacurrel se sa per dollaret kacurrel te sali kriminelit qe na i mer ne dhe ja jep amerikaneve per nje vize qe te genjej trushplaret cecene

                    Përgjigjjuni
                  2. A
                    Andi

                    Burre me te ndyre , qe te ben pis kudo qe ta kapesh eshte ky kopili i Sheqeres

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Myzeqeja

                      kush qenka ky Fondacjon qe jepe Para-per nje Ngrodhesire si Berisha?? PARAT jane te Berishes, qe ka Paguar ish-Spiune ne SHBA-si Neza, shoku i Berishes qe na Krijojne Brenda nje Dite Fondacjone.... Tani qe te jemi te Drejte Berishen e Ndihmojne shume "Fondacjone"..p.sh..ai i UDB-s.....ai i Russise FSB-e.....ai i Asfalise Greke..... Po mire tju behet mor Popull, se juve nuk ju Ndihmon ASNJE Fondacjone juve vetem ju Vjelin, Qethin, Rjepin, zhvasin....dhe me ne Funde ju japin ne Dore Thesin Boshe te Refugjatit.....kurse..Djali i Berishes Zen Berisha...pasi Martoj per Letra ne Suedi Kusheriren e Pare-Rrace Bastardeshe dhe Incesti...e ka te Trasheguar edhe nga Gjyshja-Sheqerja...por gjithe sesi:Zeni Kthehet ne Shqiperi dhe behet Miljoner...ka nje Turem Bashibozhukesh qe e Mbrojne...ka Miljona euro ne Qarkullim....po me Shqipetaret c´behet:Thesi pra...thesi i Refugjatit dhe per nje Cope Buke.....C´fare Fati qe paska ky Kurva Serbe??Kete e ndihmojkne te gjithe , kurse mua Miletin ASKUSH..........................

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje