Përsëri tensione në Kuvend, Flamur Noka dhe deputetët e PD-së rrethojnë foltoren, Peleshi ndërpret seancën

18 Qershor 2026, 11:35Politika TEMA
Përsëri tensione në Kuvend, Flamur Noka dhe deputetët e

Vijojnë tensionet në Kuvendin e Shqipërisë këtë të enjte, ku deputetët e opozitës kanë bllokuar sërish foltoren dhe nuk kanë lejuar të flasë deputeti i PS, Ardit Bido.

Gjithçka nisi pas një replike të Taulant Ballës ndaj Ina Zhupës.

Në fjalën e tij Balla u shpreh:

“Nëse ka një fitore të këtyre protestave, është fakti se deri më tani paqësore, pa molotovë, pa dhunë dhe mbi të gjitha i morën sheshin atij atje (Berishës), ia morën. Çdo të hënë me krushqit me 40-50 veta, ua morën.

Ti je humbësi i madh këtu Sali. Sa i përket amendamentit 17 të propozuar nga Deputetët e Gjelbër. Ju keni votuar kundër në PE, sepse partia Popullorë Europiane, ku merrni pjesë, votoi kundër. Po ashtu, edhe Partia Konservatore. Ne kemi votuar pro në PE, ju keni votuar kundër. Kjo është e vërteta”, u shpreh Balla.

Pas kësaj fjalë të Ballës, PD kërkoi replikë, diçka që u refuzua nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi.

“Nuk ka replikë mbi replikë, kjo është rregullorja që e keni miratuar vetë. Uluni të vazhdojmë seancën. Gjeni një arsye tjetër për ta prishur seancën, sepse kjo nuk qëndron”, u shpreh Peleshi.

Më pas deputetët e PD u mblodhën të gjithë para foltores, duke refuzuar të largohen dhe sulmuar edhe deputetin Bido, që po tentonte të mbante fjalën e tij. Nuk munguan as etiketimet nga ana e Famur Nokës, që i drejtohej kolegut me thirrjen: O zoti Bideja.

Pas kësaj Peleshi ndërpreu seancën dhe dha 5 minuta pushim.

2 Komente

  1. D
    Derra

    Nuk e kuptojne keta derra qe kjo lloje forme nuk funksionone....

    Përgjigjjuni
    1. D
      Deputeti Nua rroki

      Zhaba zhupes vetem futni karin me ate ajo bie ne gjume si lepuri

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje