Drejtuesi i programit Brain Gain në PD, Ted Kopliku, ka komentuar protestat qytetare, duke thënë se pjesëmarrësit përfaqësojnë kategori të ndryshme dhe se pakënaqësia e tyre nuk është rezultat i një “zgjimi të papritur” të shoqërisë shqiptare.
I ftuar në emisionin “Off the Record” në A2CNN, Kopliku u shpreh se Partia Demokratike ka pasur rol në denoncimin e problematikave dhe në ndërgjegjësimin e qytetarëve, ndërsa në pjesën e fundit të deklaratës së tij përshkroi përbërjen e protestuesve me terma të ndryshëm.
“Aty në protestë ka njerëz të pakënaqur, të frustruar, qorista, lapista, shehista, patjetër edhe demokratë, dhe disa njerëz që xhiron e liqenit e kanë transferuar në bulevard”, tha Kopliku.
Sipas tij, protestat e mëparshme të Partisë Demokratike kanë pasur pjesëmarrje të konsiderueshme dhe pakënaqësia e shfaqur sot në rrugë është ndërtuar mbi denoncimet dhe qëndrimet e mbajtura prej vitesh nga opozita.
Kam pare nje moment qe me ka shokuar , nje grupe rrugaçesh hyjne ne nje kafene , dhe nje fare Shpernd Gashi berrtet (çohuni qelbesira) si ka mundesi qe te violoshe nje espace prívate dhe ti imopnoshe qytetarit ate qe ti mendone eshte totalitarisme , dhe ky rrugaçe deklaron qe eshte petagoge , nese eshte vertete petagoge turpe per ministren e arsimit qe mbane specie préhistoirique ne fakultete.
Mëso të shkruash Shqipni o mish qorr'.
Meso te shkruash Shqipni o mish qorr.' Vertete ke nevoje per abetare o analfabet