Klosi: Deklaratat e Koçekut për kërcënimet? Duhet denoncim në organet ligjzbatuese

17 Qershor 2026, 22:15Politika TEMA
Klosi: Deklaratat e Koçekut për kërcënimet? Duhet denoncim

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka reaguar pas deklaratës së deputetes Marjana Koçeku mbi pretendimet për kërcënime nga një grup kriminal.

I ftuar në emisionin “Trialog” në RTSH, Klosi tha se në raste të tilla është e domosdoshme që denoncimet të bëhen pranë organeve të drejtësisë dhe jo përmes statuseve në rrjetet sociale.

Në të tilla raste është shumë e rëndësishëm që denoncimet të shkojnë në organet e drejtësisë. Dhe këtu distancohem 100%. Janë organet e drejtësisë, organet e rendit dhe e nxis Marjanën që të ketë këtë raport me drejtësinë, jo nëpërmjet statuseve sepse statuset bëjnë efektin e vet, por drejtësia duhet të bëjë detyrën e saj”, u shpreh Klosi.

Lini një Përgjigje