I njohur për lidhjet me lobin grek në SHBA, ish-kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, thirrje për protestë në Kakome

17 Qershor 2026, 22:10Politika TEMA

I njohur për lidhjet me lobin grek në SHBA, ish-kandidati i

Petro Gjikuria, ish-kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, ka bërë thirrje për një protestë në Kakome këtë të diel, me argumentin e “lirimit të plazhit” dhe kundërshtimit të privatizimit të hapësirave bregdetare.

Në postimin e shpërndarë në rrjetet sociale, Gjikuria fton qytetarët të mblidhen në Kakome në orën 12:00, ndërsa në posterin e publikuar prej tij shkruhet: “Plazhet janë të popullit”, “Kakome është e jona” dhe “Jo privatizimit të plazheve”.

Por thirrja e tij vjen edhe me një sfond politik jo të parëndësishëm. Petro Gjikuria është shtetas shqiptaro-amerikan, ka jetuar për vite në Uashington dhe është pjesë e Federatës Panepirote të Amerikës, e njohur si një prej strukturave të lobit grek në SHBA.

Kjo federatë drejtohet nga Nikolas Geixh, një emër i njohur për qëndrimet e tij të forta për Himarën, të cilën e ka konsideruar zonë greke, si dhe për angazhimin shumëvjeçar rreth çështjes së Vorio-Epirit. Në vitin 1994, Geixh u shpall “non grata” nga presidenti i atëhershëm Sali Berisha, për shkak të përplasjeve të tij me shtetin shqiptar.

Gjikuria ka qenë gjithashtu një nga mbështetësit publikë të çështjes Beleri dhe në zgjedhjet e pjesshme për Himarën u mbështet nga PBDNJ dhe OMONIA.

Për këtë arsye, thirrja e tij për protestë në Kakome nuk lexohet vetëm si një reagim lokal për plazhin, por edhe si një përpjekje për ta shtrirë kauzën e bregdetit të jugut në një terren më të gjerë politik, ku përzihen çështjet e pronës, identitetit, minoritetit dhe ndikimeve greke në zonë.

3 Komente

  1. S
    Shqiptar

    Ju shkerdhedte greku grate e cju .mban shpija o antishqiptare.o shkerdhata te shitura qe s'keni as kombësi as moral

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqiptari eshte si Berrisha/ Pilinçi

      Po Trapi Po ..per te folur per trimeri jemi te paret por trima nuk jemi. Jane shqiptaret qe nga Shaban kthehet ne Jorgo dhe jo greket. Te gjithe ata qe shetisin rrugeve si qent rrugaç paguhen nga sherbimet Greke. Pse nuk ngriheni ju trimat ti merni me dru keta zagare. 10 autobus me gjakprishur shqiptar ti pruri Fredi Shehu Bejleri me parulla shkruar Zverneci toke Greke , çfare ju trima shqiptar bête asgjeeee nje muté. Çfare kerkojne koqevaret ne proteste. Ç'lidhje kane me Shqiperin kur nuk jane shtetas shqiptar.. Nuk kam pare asnje patriot te ngrihet dhe te deboje...

      Përgjigjjuni
    2. P
      Pilinçi Berrisha Romeo Kari

      Shqiptari shitet per 2 euro.. Sot mori mikrofonin trapi Romeo Kari haaaa. Gjithe plehrat qe kazanet televizive i kane dhene hapesire i ke rrugeve si qent endacak.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje