Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, deklaroi në emisionin “Trialog” të Alba Alishanit në RTSH1 se protesta e qytetarëve ndaj qeverisë nuk ka një zë publik dhe nuk po artikulohet në atë se çfarë kërkon.
Ai theksojnë protestat përbëjnë një ushtrim legjitim demokratik, por vuajnë nga mungesa e një mesazhi të qartë dhe kërkesash konkrete.
“Nuk ka asgjë të keqe të protestohet dhe ky është parimi i demokracisë që është një moment i vlerësimit të situatës në të cilën ndodhemi. Pra, njerëzit që duan të protestojnë dalin në shesh dhe protestojnë. Nuk kanë asnjë shtrëngesë nga ana e qeverisë, nuk ka asnjë përplasje”, deklaroi Klosi.
Ai bëri një krahasim me periudhën kur PS ishte në opozitë, duke vënë në dukje ndryshimin e qasjes institucionale sot.
“Kanë ndryshuar kohërat kur ne ishim në opozitë, që duhej të ishe shumë i vëmendshëm, kishte përplasje, kishte sherre, kishte goditje derisa kishte edhe të vrarë në shesh. Sot jemi në një protestë paqësore pa asnjë ngacmim dhe ky mund të jetë një nga arritjet e protestës”, shtoi ai.
Megjithatë, Klosi vuri theksin tek pika e dobët e lëvizjes protestuese sipas tij: paqartësia e kërkesave.
“Protesta nuk arrin të artikulojë se çfarë kërkojnë, thonë që të rrëzohet qeveria e të ikë klasa politike dhe të vijë një klasë e re politike. Mund të jetë e bukur dhe vetë klasa politike e thotë duhet ripërtëritje, rinergjenzim. Por që të dalë një zë publik dhe të kemi themi të kemi një arsye pse njerëzit do të duhet të besojnë që të largohet kjo klasë politike dhe ta marrë kjo klasa e re që nuk është politike por do që të bëhet politike”, u shpreh Klosi.
Klosi nënvizoi më tej se “në fakt në demokraci, politikën kemi që i çojnë gjërat përpara dhe merr vendime apo hyjnë në garë elektorale. Kështu do të duhet të presim derisa protestuesit të paraqesin se çfarë duan dhe se çfarë kërkojnë”.
Që nuk kupton akoma përse protestohet, do të thotë se ose je idiot, ose luan rolin e idiotit!
Po tē ishte Shqipēria nē botëror, nuk do ishim kētu.Sot qytetarēt jan lodhur nga puna private ku me rritjen e pagēs minimale ēshtē rritur dhe norma.Tē moshuarit jan lodhur ne gruan gjith ditēn dhe gjith natēn mbyllur me plakēn në pallat.Fēmijēt nuk duan qē prindērit e tyre tē kacafyten pēr gjēra tē pa rēndēsishme, aktivistēt e shoqēris civile prisnin njē mundësi tē tillē qē tē zgjoheshin pēr veten e tyre, pasi kidhin humbur besimin nē vetvete pēr rikthimin e tyre nē aktualitet.
Nje vizite te otorino?
O pederast, qe vesh kostum dhe pak pushtet dhe te duket vetja i rendesishem. Protestuesit e kane bere te qarte cfare kerkojne. Kryesorja Te shkoje para drejtesise rama dhe potencialisht te marre denimin me burg qe meriton dhe pervec kesaj, t’i konfiskohen pasurite marramendese te vejdhura. Si te duket deri tani?! …vetem kaq mjafton besoj
ja tja themi ketij palluqes qe ben sikur nuk kupton : nuk duam te shohim me fytyren tende o hajdute me cizme. tenden te shefit tend, berisjes, atyre me radhe qe jane e do shkojne ne burg. race e poshter!
Po e kanë thene pra RAMA NE BURG BERISHA NE BURG.