Operacionet e fundit të SPAK, Alibeaj: Fijet e dosjeve shkojnë sa në qeveri, aq edhe në opozitën e Berishës

17 Qershor 2026, 17:10Politika TEMA
Operacionet e fundit të SPAK, Alibeaj: Fijet e dosjeve shkojnë sa

Ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, deklaroi se operacionet e fundit të SPAK-ut kundër trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave po nxjerrin në pah lidhje që, sipas tij, prekin jo vetëm mazhorancën, por edhe njerëz të afërt me opozitën.

Alibeaj tha se hetimet e fundit tregojnë se pas skemave të pastrimit të parave qëndrojnë biznesmenë dhe interesa ekonomike të lidhura me të dy kampet politike.

“Ja dhe në historinë e këtyre dy dosjeve të fundit shihen fare qartë fijet, lidhjet dhe interesat ekonomike e financiare që shkojnë sa në qeveri, aq edhe në opozitën e Berishës”, u shpreh ai në Report Tv.

“Këta bëjnë sikur janë kundërshtarë politikë. Poshtë tyre qëndron një shtresë e përbashkët biznesmenësh, që kanë qenë dikur pranë njërës palë dhe sot pranë tjetrës”, deklaroi ai.

I pyetur për protestën kundër projektit turistik në Zvërnec, Alibeaj kritikoi qëndrimin e Partisë Demokratike, duke e cilësuar mbështetjen e saj të vonuar dhe jo bindëse. Sipas tij, qëndrimi real i kreut të PD-së, Sali Berisha, mbetet ai i shprehur që në fillim, kur ka mbështetur investimet e huaja në zonë.

“Situata e vërtetë dhe vullneti i vërtetë është ai që tha ditën e parë dhe nuk e ka mohuar as sot. Sali Berisha vazhdon të thotë se investimet e huaja në rastin e Zvërnecit duhen mbështetur”, deklaroi Alibeaj.

Ai shtoi se, ndonëse disa deputetë demokratë janë shfaqur në protestë, kjo nuk ndryshon qëndrimin politik të Partisë Demokratike ndaj projektit.

1 Komente

  1. D
    Djathtas 1912

    Duhet nkē reaksion i shpejtē i mazhorancēs dhe opozitēs ndsj organizatorēve tē protestēs dhe aktivistēve tē shoqēris civile.Sot jemi nē zi hebdomadaire ,koler,dhe njē zonē e errēt.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje