Shqipëria zgjidhet anëtare e Komitetit të UNESCO-s për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale

17 Qershor 2026, 20:20Politika TEMA
Shqipëria zgjidhet anëtare e Komitetit të UNESCO-s për

Shqipëria është zgjidhur anëtare e Komitetit Ndërqeveritar për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale të UNESCO për mandatin 2026–2030.

Kryeministri Edi Rama shprehet se me 73 vota në favor, vendi ynë ka fituar besimin e komunitetit ndërkombëtar për të marrë një rol aktiv në forumin më të rëndësishëm global për vendimmarrje në mbrojtjen, promovimin dhe rritjen e kapaciteteve të trashëgimisë kulturore jomateriale.

“Ky është një moment krenarie për Shqipërinë dhe një vlerësim i punës së institucioneve tona, ekspertëve, komuniteteve bartëse të trashëgimisë dhe partnerëve ndërkombëtarë që kanë kontribuar ndër vite në ruajtjen dhe promovimin e pasurisë tonë shpirtërore. Shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për të gjitha shtetet që mbështetën kandidaturën e Shqipërisë dhe na besuan këtë mandat katërvjeçar. Ky besim është një përgjegjësi e madhe, të cilën do ta ushtrojmë me përkushtim, profesionalizëm dhe në frymën e bashkëpunimit ndërkombëtar. Si anëtare e Komitetit Ndërqeveritar, Shqipëria do të kontribuojë aktivisht në mbrojtjen dhe promovimin e parimeve të Konventës 2003 të UNESCO-s për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale”, shkruan kryeministri Edi Rama në reagimin e tij ne rrjete sociale.

4 Komente

  1. b
    bora

    bravo

    Përgjigjjuni
    1. U
      Udhētim nē pranver

      Kēsaj i thonē qent le tē lehin, karvani tē shkoj pērpara.Tē gjithē shajn Berishēn por protestuesit sillen si Berisha, jan kopja tij pasi mendojn qē duke ulērutur nē kryeqytete tē ndryshme tē botēs me njē diaspor tē radkspitur, ku dhe nē Tiranē çdo bat prej afro 20 ditēsh, apo Zvērnec dhe Rjoll, janē tē bindur qē do bējn ndryshimin nē fjalit e tyre qē pērsērisin si papagall tē njējtin refren ,jam me kancer, kimioterapi, pensioni ult,vjedhje, burg,kriminel

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nastradini

        Hajduti i Lindes me kapele

        Përgjigjjuni
        1. s
          sonila

          ik o nastradin trego ndonje prralle sevqenke nastradin tamam

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje