Ministri Nufi takime në Pentagon: Partneriteti me SHBA, shtyllë e sigurisë euro-atlantike

17 Qershor 2026, 21:30Politika TEMA
Ministri Nufi takime në Pentagon: Partneriteti me SHBA, shtyllë e

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, zhvilloi një takim në Pentagon, në Uashington, me Elbridge A. Colby, ku u diskutuan sfidat strategjike që po ndikojnë në mjedisin e sigurisë euro-atlantike.

Gjatë takimit, palët shkëmbyen pikëpamje mbi zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë dhe rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes aleatëve për përballimin e sfidave të përbashkëta.

Nufi vlerësoi partneritetin mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, duke theksuar se ai mbështetet në vlera të përbashkëta, besim të ndërsjellë dhe angazhim për paqen, stabilitetin dhe mbrojtjen kolektive.

Ai shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara ndaj Shqipërisë, duke rikonfirmuar përkushtimin e vendit tonë ndaj detyrimeve që rrjedhin nga anëtarësimi në NATO.

Postimi i plotë:

I nderuar të takoja Elbridge A. Colby në Pentagon dhe të shkëmbeja pikëpamje mbi sfidat strategjike që po formësojnë mjedisin e sigurisë euro-atlantike.

Partneriteti mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara mbështetet në vlera të përbashkëta, besim të ndërsjellë dhe një angazhim të palëkundur për paqen, stabilitetin dhe mbrojtjen kolektive. Në një mjedis sigurie gjithnjë e më kompleks, koordinimi i ngushtë mes aleatëve mbetet thelbësor për mbrojtjen e interesave tona të përbashkëta dhe forcimin e sigurisë transatlantike.

Shqipëria vlerëson thellësisht lidershipin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara dhe mbetet e përkushtuar ndaj përgjegjësive të saj si një aleate e besueshme në NATO, duke kontribuar për një Aleancë më të fortë, më të sigurt dhe më kompakte.

Lini një Përgjigje