Sot në Kuvend pritet të miratohet amnistia penale. Në nisje të seancës plenare, ministri i Drejtësisë, Toni Gogu tha se 466 persona do të lirohen menjëherë nga burgu, nga të cilët 11 janë gra dhe 1 i mitur. Ndërkohë, 869 persona do të përfitojnë ulje dënimi, mes tyre 8 gra dhe 1 i mitur.
“Lirohen 466 persona nga burgjet dhe nga këto persona, këtu janë 11 gra dhe 1 i mitur dhe ulet dënimi për 869 persona dhe këtu kemi 8 gra dhe 8 të mitur. Asnjë person dhe asnjë vepër që është nën juridiksionin e SPAK nuk përfitojnë”, tha Gogu.
Nga amnistia do të përfitojnë burrat që deri më 31 maj 2026 janë dënuar me vendim të formës së prerë deri në 3 vite burg ose u ka mbetur pa shlyer 3 vite, apo gratë që janë dënuar apo u ka mbetur pa shlyer 4 vite burg deri më 31 maj do të lirohen menjëherë”.
Por, socialistët kanë vijë të kuqe subjektet e SPAK dhe GJKKO, të cilët sipas draftit të dorëzuar në Kuvend nuk do të përfitojnë nga amnistia penale. Ndërkohë, deputeti demokrat dhe ish-prokurori Arjan Ndoja i shkarkuar nga vettingu për lidhjet me krimin, ka propozuar një amendim, sipas të cilit propozon që nga amnistia penale të përfitojnë edhe të dënuarit nga GJKKO, përveç atyre për korrupsion, shkelje me tenderë e shpërdorimit të detyrës. Nëse ky amendament do të miratohej, përfitues nga amnistia do të ishin edhe persona të dënuar për organizatë kriminale, trafik droge apo pastrim parash.
Propozimet e Arjan Ndojës
-Të futet zëvendësimi i dënimit, përveç shuarjes së dënimit dhe ndjekjes penale.
-Ligji të fillojë të ketë efekt për të gjitha procedimet deri kur të hyjë në fuqi, jo me datën 31.12.2025 ose 31.05.2026, siç thotë pozita.
-Të parashikohet koncepti i heqjes dorë nga ankimi.
-Të rritet masa e përfitimit për gratë dhe burrat, pavarësisht ndalimeve që parashikon ligji, në dy vite për gratë dhe 1,5 vite për burrat.
-Të zbatohet amnistia edhe për të gjykuarit në GJKKO, përveç veprave penale të korrupsionit, shkeljes së barazisë në tendera dhe shpërdorimit të detyrës.
-Të parashikohet neni 186/a në kriteret ndaluese të përfitimit të amnistisë.
Po ky shpellari Noja a te futet ne burg per vjedhjen dhe baterdine qe ka bere ne drejtesi. SPAK kurve kur i largoi dhe i amnistoi pa perjashtim te gjithe, asnje ne burg dhe asnje kthime te lekeve te krimit, bile Noja me koke me kater cepa krimineli berisha e beri deputet dhe tani han mut pa dogane, ketyre do qi kurva ku e kane, per keta duhet te behen protesta
Yes...Une thashe se do u sekuestroheshin pasurite te mbuloheshin shpenzimet e mbajtjes nga vete familja e te burgosurit...Po kjo amnistis ashte me e mire se shton numurin e viktimave per te cilen kemi nevoje qe prokuroret e gjykatesit te majmen.