Tensionet në Kuvend, PD bllokon foltoren. Peleshi ndërpret seancën dhe jep 1 orë pushim

18 Qershor 2026, 13:00Politika TEMA
Tensionet në Kuvend, PD bllokon foltoren. Peleshi ndërpret

Vijojnë tensionet në seancën e sotme të Kuvendit, edhe pas dy ndërprerjeve të njëpasnjëshme.

Për shkak të situatës së krijuar në sallë, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, vendosi të japë një orë pushim, në përpjekje për të qetësuar tensionet dhe për t’i hapur rrugë vijimit normal të seancës.

Deputetët e Partisë Demokratike vijojnë të bllokojnë foltoren, ndërsa Peleshi i kishte dhënë më herët fjalën ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha.

Prej minutash, deputetët demokratë kërkojnë të marrin fjalën, ndërsa kryetari i Kuvendit këmbëngul që ata të ulen në vendet e tyre dhe seanca të vijojë sipas rendit të ditës.

1 Komente

  1. M
    Malsia

    PD kete gje e ben shume mire i vihet note maksimal.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje