Ka diçka thellësisht provinciale në mënyrën se si zhvillohet debati publik në Shqipëri. Jo vetëm politika, por edhe komentuesit, analistët, aktivistët e militantët tanë, kanë krijuar një varësi të çuditshme nga çdo deklaratë, rezolutë apo koment që vjen nga jashtë. Sikur legjitimiteti i çdo debati kombëtar të mos buronte nga qytetarët, institucionet dhe ligjet tona, por nga ndonjë zyrë, ambasadë apo parlament i huaj.
Rasti i fundit me Zvernecin është ilustrimi perfekt i kësaj sëmundjeje politike.
Për disa ditësh u ndërtuan pritshmëri, u prodhuan narrativa, u ndezën debate dhe u shpallën fitore apo disfata politike mbi një rezolutë të Parlamentit Europian. Qeveritarët prisnin të dilnin mirë në tekst, kundërshtarët prisnin të dilnin keq. Të dyja palët silleshin sikur fati i Zvernecit, i investimit dhe i Shqipërisë varej nga ajo që do të shkruhej në një dokument pa asnjë efekt juridik për territorin shqiptar.
Po të ndalemi një çast dhe të pyesim: pse?
Ta zëmë se Parlamenti Europian do të kishte miratuar një rezolutë ku thuhej: “Poshtë investimi në Zvernec!”. Çfarë do të ndodhte më pas? Do të duhej Shqipëria ta ndalonte investimin? Seriozisht?! Po Pse? Mbi ç’bazë juridike? Mbi ç’detyrim? Mbi ç’borxh politik apo ligjor? Po deklarimin e përsëritur të opozitës politik se "është pro investimit", pse e gëlltitën?! Për qejf të Parlamentit Europian?!
Në fund të fundit, po flasim për një parlament që nuk mund të legjislatojë i vetëm as për vetë territorin e Bashkimit Europian. Ligjet e BE-së miratohen në bashkëvendimmarrje me Këshillin e Bashkimit Europian; Parlamenti nuk mund të imponojë vullnetin e tij pa pëlqimin e shteteve anëtare, ashtu si edhe Këshilli nuk mund të anashkalojë Parlamentin në shumicën e procedurave legjislative.
Pra kemi arritur në paradoksin shqiptar: një institucion që nuk ka kompetencë të vendosë i vetëm për territorin e vet, trajtohet në Tiranë sikur ka kompetencë të vendosë për një territor që nuk është fare pjesë e juridiksionit të tij.
Ky nuk është europianizëm. Është provincializëm.
Europianizëm do të ishte të lexonim me respekt opinionet dhe shqetësimet që vijnë europianët, por të merrnim vendimet tona mbi bazën e ligjeve tona, interesit publik dhe përgjegjësisë politike të institucioneve shqiptare.
Provincializëm është të presësh me ankth se çfarë do të thotë dikush tjetër për problemet e tua, e pastaj ta përdorësh atë si armë në luftën e brendshme politike.
Në këtë histori nuk ka rëndësi nëse investimi në Zvernec është ide e mirë apo e keqe. Ky është një debat që duhet bërë këtu: me argumente mjedisore, ekonomike, juridike dhe strategjike. Me ekspertë, institucione dhe qytetarë shqiptarë. Me përgjegjësi shqiptare.
Sepse, në fund të fundit, nëse investimi është i gabuar, përgjegjësia është e qeverisë shqiptare. Nëse është i drejtë, përgjegjësia është po e qeverisë shqiptare. Jo e Parlamentit Europian.
Kemi kaluar vite duke u ankuar se ambasadat ndërhyjnë shumë në jetën tonë politike. Tani kemi shkuar edhe më tej: ndërtojmë debate kombëtare mbi rezoluta që nuk na detyrojnë për asgjë.
Kjo nuk është shenjë e forcës së ndikimit europian. Është shenjë e dobësisë së vetëbesimit tonë politik.
Një vend që kërkon vazhdimisht arbitra jashtë vetes për të zgjidhur debatet e veta, në fakt nuk po ndërton demokraci. Po kërkon kujdestarë.
Dhe asnjë rezolutë, sado e bujshme të jetë, nuk mund ta zëvendësojë përgjegjësinë që kemi për të vendosur vetë për punët tona. Në Zvernec, në Tiranë apo kudo tjetër në Shqipëri.
Ka lezet kur shkruan artikull me kuptim tamam gazetar I zgjuar dhe me experience te lutem mos u merr me me politike zoti gazetar
Ekselente
Koke loqe ke qene dhe do mbetesh o Ydhiii.
SAKTE!
ky nuk ka pse luan te mirediturin sepse e pame se cfare beri dhe ky kur ishte minister i drejtesise ..... dhe si jurist eshte shume meidokerr.....
Sa mire do t ishte qe te vendosim vete,po kush te lejon,direkt te vene sterkemshin dhe sjellin ne krye nje hazer xhevap tjeter
Jemi te varfer dhe pa mbeshtetje,na duhet te pershtatemi fatkeqesisht
te paskan ardhur mendte o Ylli. Ta paska patur fajin cfurku. Mos e zer me me dore, shkrim i mire, keshtu vazhdo
Doli kellira , qelbesira , kryehaduti , kryeservili , kryellapisti Fyyyeeellllliiii Magjari i Dibres qe i rrinte Fatos Nanos dhe me pas Ilir Metes si muti pas kepuces.. Fyyyeeelli Muti i pari i braktisi kur i pa se po u rreshqiste toka nen kembe..!
Doli kellira , qelbesira , kryehaduti , kryeservili , kryellapisti Fyyyeeellllliiii Magjari i Dibres qe i rrinte Fatos Nanos dhe me pas Ilir Metes si muti pas kepuces.. Fyyyeeelli Muti i pari i braktisi kur i pa se po u rreshqiste toka nen kembe..!
Doli kellira , qelbesira , kryehaduti , kryeservili , kryellapisti Fyyyeeellllliiii Magjari i Dibres qe i rrinte Fatos Nanos dhe me pas Ilir Metes si muti pas kepuces.. Fyyyeeelli Muti i pari i braktisi kur i pa se po u rreshqiste toka nen kembe..!