SPAK zbarkon në Devoll - Kontrolle në banesën e ish-punonjësit të AMP-së, dyshohet për shpërdorim detyre

18 Qershor 2026, 11:48Kronika TEMA
SPAK zbarkon në Devoll - Kontrolle në banesën e

SPAK zbarkon në Devoll.

Sipas burimeve mediatike, mësohet se SPAK po kryen një operacion në Devoll, duke bërë kontrolle në banesën e Devi Agos, ish-punonjës i AMP-së së Juglindjes.

Ago dha dorëheqjen pak kohë më parë, ndërsa dyshohet se operacioni po zhvillohet për shkak të elementëve penalë për shpërdorim detyre.

Një tjetër i dyshuar është edhe Klevis Hoxha, ish-drejtor i Policisë Bashkiake, si lidhje shoqërore e Agos.

Pritet që të zbardhen detaje të tjera në vijim.

Lini një Përgjigje