Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka ndërmarrë një aksion në të gjitha plazhet e Vlorës për lirimin e hapësirave publike të zëna në kundërshtim me rregullat.
Gjatë kontrolleve janë konstatuar dhjetëra subjekte që kishin vendosur çadra dhe shezlongë mbi numrin e lejuar në kontratat dhe lejet përkatëse. Si rezultat, autoritetet kanë sekuestruar çadrat e vendosura në mënyrë të paligjshme dhe kanë bërë të mundur lirimin e hapësirave publike në favor të pushuesve.
Sipas AKB-së, aksioni do të vijojë edhe në ditët në vijim në të gjithë vijën bregdetare, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, me qëllim garantimin e respektimit të ligjit dhe aksesit të lirë të qytetarëve në plazhet publike gjatë sezonit turistik.
Gjithandej degjojme Vlora,Shengjini ,Velipoja kujdesen dhe kontrollojne plazhet publike,Vetem ne Durres eshte si ne afrike.Plazhe te pushtuara cep me cep,megjithse u shtua rera me taksat e popullit plazhi publik eshte zvogluar .Nuk ka asnje lloj kontrolli ,edhe ato rrypa te vegjel per plazh publik pushtohen nga shezllonet ngjitur ne te dy anet se duket lloji i cadres.pushtim total i frikshem,kurse Rama del perdite dhe thote lirimi i hapsirave publike .Skan asnje faj njerzit qe merziten.Te kesh frike te shkosh tek shtepia e jote ne plazh ne Durres se duhet te jeshe i pregatitur per lufte me lloj lloj idioti qe pushtojne parkimet ,pushtojne plazhet!!!!!