Linjë e re ajrore me Rumaninë, TAROM nis fluturimet në TIA

17 Qershor 2026, 17:23Sociale TEMA
Linjë e re ajrore me Rumaninë, TAROM nis fluturimet në TIA

Tirana International Airport (TIA) mirëpriti sot fluturimin inaugurues të kompanisë ajroreTAROM, duke shënuar nisjen e një partneriteti të ri dhe fillimine operimeve të kompanisë në aeroportin e Tiranës.

Linja e re do të operojë me 1 fluturim në javë, çdo të mërkurë, gjatë sezonit veror, duke forcuar lidhjet ajrore mes Shqipërisëdhe Rumanisë dhe duke krijuar mundësi të reja për udhëtime, turizëm dhe bashkëpunim ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Prania e TAROM në TIA përfaqëson një hap të rëndësishëm nëzgjerimin e rrjetit të partnerëve ajrorë të aeroportit dhe në rritjene aksesit drejt tregut rumun. Kjo linjë pritet të kontribuojë nësjelljen e më shumë vizitorëve në Shqipëri, duke mbështeturzhvillimin e turizmit dhe duke promovuar vendin si njëdestinacion gjithnjë e më tërheqës për udhëtarët ndërkombëtarë.

Për të shënuar këtë moment, në aeroport u organizua njëceremoni simbolike mirëseardhjeje për ekuipazhin dhepasagjerët e fluturimit të parë.

TIA vijon të zgjerojë rrjetin e partneriteteve me linjat ajrore, duke forcuar rolin e saj si porta kryesore e Shqipërisë drejtEuropës dhe më gjerë.

 

2 Komente

  1. Çe faqe bine

    Kerozeni pēr avion ka rēnē çmimi, ndērsa biletat jan tē pa pērballueshme.

    Përgjigjjuni
    1. d
      dire diarreja

      Kini mendjen. Ardhja e rumuneve do shkaktoje probleme. Jane hajdute bank are dhe te bankomateve. Jane problem ne gjithe Europen. Kujdes nga ata.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje