Zonat turistike të Lezhës do të jenë nën monitorim të vazhdueshëm nga inspektoratet gjatë sezonit veror.
Nga Shëngjini, Kryeinspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula deklaroi se prioritet do të jenë zaptimi i hapësirave publike, siguria në plazhe dhe siguria ushqimore, ndërsa nuk do të ketë asnjë tolerim ndaj çdo shkeljeje.
“Nuk do tolerojmë individ të caktuar, subjekte të caktuara të cilët abuzojnë drejtpërdrejt me ligjin, në shkelje të ligjit dhe në kurriz të interesave publike të qytetarëve të Lezhës. Duhet të parandalojmë aksident ujore të cilët ndodhin kur janë në prani të turistëve”, u shpreh Sula.
Me nisjen e sezonit turistik është ngritur një task-forcë e posaçme për monitorimin e zonave turistike. Në takimin me drejtuesit rajonalë u përcaktuan detyra konkrete për secilin inspektorat, me synimin për të garantuar përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik.
Lini një Përgjigje