Parlamenti Europian ka miratuar një ligj të ri që synon të përshpejtojë kthimin e emigrantëve pa të drejtë qëndrimi në Bashkimin Europian, në një votim që nxori në pah mbështetjen në rritje të forcave të djathta për politika më të ashpra migratore.
E ashtuquajtura “Rregullorja e Kthimit” konsiderohet si një nga ndryshimet më të rëndësishme dhe më të debatueshme në politikën e migracionit në dekadat e fundit. Një nga elementët kryesorë të saj është krijimi i mundshëm i qendrave të deportimit jashtë territorit të BE-së, përmes marrëveshjeve me vende të treta.
Projektligji u miratua me 418 vota pro, 218 kundër dhe 30 abstenime. Vendimi u shoqërua me reagime të forta në Parlamentin Europian, ku mbështetësit e përshëndetën si hap për forcimin e kontrollit të migracionit, ndërsa kundërshtarët e kritikuan si rrezik për të drejtat e migrantëve.
Sipas rregullave të reja, qendrat e kthimit mund të shërbejnë si pika tranziti ose struktura ndalimi për emigrantët për periudha të zgjatura, ndërsa të miturit e pashoqëruar përjashtohen nga këto masa. Familjet me fëmijë mund të përfshihen në transferime të tilla.
Votimi tregon gjithashtu forcimin e bashkëpunimit mes qendrës së djathtë dhe forcave të djathta në PE për çështjet e migracionit, duke krijuar një shumicë të re politike në këtë fushë.
Ka emigrant qē vdesin rrugēs sē emigrimit, ka qē varfērohen pēr 50 vitet e arrdhēshme, ka qē gjejn pun dhe integrohen, ka qē lēvizin papushim.Njē afgan thoshte qē nē Franc helikopteri hedh parfum çdo ditē nē ajēr.