VIDEO/ Protestuesi ironizon demokratët: Zoti pastë mëshirë për ata që presin reformim nga një pensionist

17 Qershor 2026, 19:30Sociale TEMA
VIDEO/ Protestuesi ironizon demokratët: Zoti pastë mëshirë

Arben Kola, i vetëshpallur si një nga organizatorët e protestës për Zvërnecin, iu drejtua demokratëve gjatë tubimit në Sheshin Skënderbej, duke ironizuar ata që presin reformimin e Partisë Demokratike nga Sali Berisha.

Sipas Kolës, demokratët që kërkojnë reformim “nga dikush që do duhej të ishte duke shijuar pensionin” meritojnë keqardhje, duke iu referuar kreut të PD-së.

Ai tha se një nga gjërat që ka arritur personalisht gjatë kësaj proteste është “shërimi” i vëllait të tij nga ajo që e quajti “sëmundja e berishizmit”, ndërsa uroi që edhe demokratë të tjerë të “shërohen nga sindroma e Stokholmit”.

Lini një Përgjigje