Nga Hormuzi te sanksionet/ Çfarë parashikon draft-marrëveshja SHBA-Iran, zbardhen pikat kryesore të planit

17 Qershor 2026, 20:29Bota TEMA

Nga Hormuzi te sanksionet/ Çfarë parashikon draft-marrëveshja

Një zyrtar i lartë amerikan ka dhënë detaje mbi përmbajtjen e një memorandumi mirëkuptimi mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, duke zbuluar pikat kryesore të një marrëveshjeje 14-pikëshe që synon uljen e tensioneve dhe ndalimin e konfliktit.

Sipas informimit të publikuar nga rrjeti amerikan NBC News, marrëveshja përfshin një sërë angazhimesh të rëndësishme në fushën ushtarake, ekonomike dhe bërthamore.

Një nga pikat kryesore është ndalimi i menjëhershëm dhe i përhershëm i operacioneve ushtarake në të gjitha frontet, përfshirë edhe Libanin.

Dokumenti parashikon gjithashtu hapjen e Ngushticës së Hormuzit, ku Irani do të garantojë kalimin e sigurt të anijeve tregtare për një periudhë fillestare 60-ditore, në bashkëpunim me Omanin dhe vendet e Gjirit, me synimin për një marrëveshje afatgjatë.

Në aspektin bërthamor, SHBA dhe Irani bien dakord që Teherani të mos zhvillojë kurrë armë bërthamore, ndërsa procesi i heqjes së materialit të pasuruar do të zhvillohet nën mbikëqyrjen e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).

Marrëveshja parashikon gjithashtu heqjen graduale të bllokadës detare amerikane menjëherë pas nënshkrimit, me përfundimin e plotë brenda 30 ditëve.

Palët angazhohen të negociojnë një marrëveshje përfundimtare brenda 60 ditëve, me mundësi zgjatjeje në rast dakordësie të ndërsjellë.

Një tjetër element i rëndësishëm është krijimi i një fondi zhvillimi prej të paktën 300 miliardë dollarësh, në bashkëpunim me partnerë rajonalë, për rindërtimin dhe zhvillimin ekonomik të Iranit.

Sipas draftit, SHBA-të gjithashtu zotohen të heqin të gjitha sanksionet kundër Republikës Islamike të Iranit, duke shënuar një ndryshim të madh në politikën e deritanishme të Uashingtonit ndaj Teheranit.

Marrëveshja pritet të jetë pjesë e një procesi më të gjerë negociues që synon stabilizimin e marrëdhënieve dhe uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme.

2 Komente

  1. I
    Italia hap ambasadēn nē Teheran

    AIEA do merret me uraniumin e pasuruar, ngushticēn e Ormuzit e monitorojn amerikanēt, puset e naftēs i vēzhgon Kina dhe ushtrin e menaxhon Rusua, kēshtu qē paqa ishte formalitet i rradhēs.Ēshtē lajm i mir pēr Dubain se rinis sezoni turistik, pēr Indin se heq tallonat e naftēs me numrat çift tē targave dhe numrat tek ditēn e nesērme.Gjithashtu dhe pēr kontinentin afrikan qē nga mungesa cerealit, vdiqēn miliona njerēz urie ( gra, fēmijē).Mē mirē njē marrveshje vagē se pa marrveshje.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fshatari

      Mero pak dite me pare botove nje perkthim se ishte rene dakort qe Irani te vendose tarifa ne Hormuz. Pra btove nje genjeshter. Ndaj behesh i pa besushem sepse perkthen pa analizuar e harxhuar pak kohe te shikosh sa e vertet eshte ajo qe perkthen dhe sepse boton ato qe te pershtaten ideologjikish jo te verteten pavarsisht nga cfare beson. Je genjshtar Mero

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje