VIDEO/ Tabaku: Raporti i Parlamentit Europian konfirmoi arsyet e protestës, ligjet me porosi dhe pastrimi i parave janë tashmë shqetësime europiane

18 Qershor 2026, 13:20Politika TEMA

VIDEO/ Tabaku: Raporti i Parlamentit Europian konfirmoi arsyet e protestës,

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, reagoi sot jashtë sallës së Kuvendit pasi iu mohua e drejta e fjalës për procedurë, duke deklaruar se shqetësimet që kanë nxjerrë qytetarët në protestë prej ditësh janë tashmë pjesë e debatit dhe e qëndrimeve zyrtare të Parlamentit Europian.

Në një deklaratë për mediat, Tabaku u ndal tek raporti i miratuar një ditë më parë në Parlamentin Europian për Shqipërinë, duke theksuar se shumë nga problematikat e ngritura prej vitesh nga opozita dhe shoqëria civile janë reflektuar tashmë në dokumentet europiane.

Ajo falënderoi raporterin për Shqipërinë Andreas Schieder dhe raporterin në hije të PPE-së Andrey Kovatchev, si dhe eurodeputetët që kontribuan në debatin për Shqipërinë në Strasburg.

Sipas Tabakut, gjatë diskutimeve në Parlamentin Europian u evidentuan qartë shqetësimet që lidhen me korrupsionin, shtetin e kapur, ligjet me porosi dhe mungesën e transparencës në vend.

“Jo rastësisht në debat u përmendën ligji i investimeve strategjike, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, çështjet e trashëgimisë kulturore, korrupsioni dhe skandalet që kanë përfshirë zyrtarë të lartë të qeverisë. Këto janë pikërisht arsyet që kanë nxjerrë qytetarët në protestë,” u shpreh ajo.

Deputetja demokrate theksoi se protestat nuk janë më thjesht një çështje e debatit të brendshëm politik, por tashmë përbëjnë shqetësime të njohura dhe të artikuluara në nivel europian.

Tabaku u ndal edhe tek çështja e pastrimit të parave, duke lidhur hetimet e fundit të SPAK me paralajmërimet që opozita ka bërë prej vitesh për infiltrimin e parave të krimit në ekonomi.

“Dosjet e fundit kanë treguar se paratë e krimit, drogës dhe korrupsionit janë përdorur për t’u pastruar në sektorin e ndërtimit dhe turizmit. Pikërisht për këtë arsye protestojnë qytetarët sot,” deklaroi ajo.

Në deklaratën e saj, Tabaku hodhi poshtë interpretimet e bëra nga qeveria lidhur me amendamentin e miratuar në Parlamentin Europian për Shqipërinë, duke e cilësuar si një rast të paprecedentë dezinformimi publik.

Sipas saj, amendamenti final i mbështetur nga PPE kërkon pezullimin e menjëhershëm të ligjit të investimeve strategjike, rishikimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe garantimin e vlerësimeve të plota mjedisore, konsultimit me komunitetet lokale dhe respektimit të standardeve europiane për çdo projekt zhvillimi.

“Raporti i Parlamentit Europian nuk është thjesht një dokument politik. Ai përmban detyrime që Shqipëria do të duhet t’i adresojë në procesin e anëtarësimit. Në fund të fundit, kur Shqipëria të kërkojë mbështetjen e Parlamentit Europian në hapat e mëtejshëm të integrimit, do të duhet të japë llogari për zbatimin e këtyre rekomandimeve,” deklaroi Tabaku.

Ajo shtoi se tashmë vendi ndodhet përballë një zgjedhjeje të qartë: të ecë drejt integrimit europian përmes reformave dhe sundimit të ligjit ose të vazhdojë me modelin e ligjeve me porosi dhe të shtetit të kapur.

8 Komente

  1. 0
    007

    Doli dhe CINGIJE Tabakhonia e Tropojes po token qe vodhe te ish fusha aviacionit bashke me Cingien tjeter vajzen e dajes Silvana TURDIU Pallatet qe ndertove dhe i shite ...! Na thuaj ndonje llafe moj....!

    Përgjigjjuni
    1. 0
      007

      Doli dhe CINGIJE Tabakhonia e Tropojes po token qe vodhe te ish fusha aviacionit bashke me Cingien tjeter vajzen e dajes Silvana TURDIU Pallatet qe ndertove dhe i shite ...! Na thuaj ndonje llafe moj....!

      Përgjigjjuni
      1. P
        Populli

        Si ska Turp kjo ! Protesta eshte edhe kunder teje dhe te gjithe ju qe jeni ne politike moj laraske Zhdukuni fare e keqe mos tja u shohim fytyren se e shkateruat kete vend ! Si kini sy e faqe qe na tregoni perralla Ti me gjithe te tjeret

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mehmeti

          Ju ka thartu shurra.kjo do e haje shum shpejt.e ka mar me shum sportivitet te tallet me endren e shqiptare e

          Përgjigjjuni
          1. D
            Demokrati

            O Sali mavrija po ci beson kesaj sy ulures.Po te ha pas krahve nashke me Bardhin . Kam besim se po i vezhgon dhe do tua tregosh vendin.Kujdes vigjilencen se po i frxne te huajt per te zene vendim

            Përgjigjjuni
            1. A
              Agron

              Do te vet ty shkerdhat tani ne krye qe te ecim mbrapsht sic do ti skuthe

              Përgjigjjuni
              1. L
                Labi Koculi

                Ju po luani moralin berishit për të mohuar sukseset e Shqipërisë me shpresë se do bëheni kryeministra pa kalenfave greke. Sa më shumë zhyteni në llumin e egoizmit aq më debile bëheni. Pushtetin në demokraci e jep vota dhe me sjelljen tuaj dhe ata që ju këshillojnë kryeministria për ju mbetet e paarritshme.

                Përgjigjjuni
                1. s
                  sonila

                  kjo kone e pa bese te zgjidh njeher ,punet brenda partise se vet qe vodhen njeri tjetrin e qqe sguxojne dot te nxirnin nje kandidat se i shkateronte saliu pastaaj te shpetoj shqiperine si vjen turp kur vete jasht e demaskon ramen kjo u pika ,ata tallen me te pavaresisht se bejn sikur e degjojne

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje