Gjatë një bisede me gazetarët, Taulant Balla foli për miratimin e raportit për Shqipërinë nga Parlamenti Europian duke thënë se lidhur me investimin në Nartë, do të kryhet vlerësimi i ndikimit në mjedis.
Kreu i grupit parlamentar socialist tha se ka pasur një keqkuptim që do të sqarohet pas 3 javësh në Strasburg pasi nuk ka park kombëtar të Vjosë-Nartës. Për Parkun Kombëtar të Vjosës, janë në fuqi të gjitha masat mbrojtëse.
“Amendament i turpshëm që etiketon me emër investitorët, u drejtohej miqve amerikanë që duan të ndërtojnë në Shqipëri, ishte edhe amendamenti i propozuar nga të Gjelbrit. Në njërin grup ishin të majtët, socialistët dhe demokratët dhe në tjetrin, e djathta që nuk e votuan amendamentin 17. PPE apo të tjerët arsyetuan që zëri i protestuesve duhet të dëgjohet, por s’mund të jesh as kundër investimit të huaj. Në amendamentin 17, kishte disa qëndrimi. Fjalia 3 është e gjithëpranuar për shkak se është në të njëjtën linjë me atë që ka thënë Rama, të bëjmë një studim të thelluar. Amendamenti 17 është në zbatim e sipër. Në pjesën e parë ka një keqkuptim, do të mundohemi që pas 3 javësh në Strasburg ta sqarojmë. Nuk ekziston në Shqipëri një park kombëtar Vjosë-Nartë. Në Shqipëri ka Parku i Vjosës për të cilin i kam garantuar se Shqipëria është i vetmi vend në Europë që në 470 metra park kombëtar, të mos ketë ndërtim. Nartë-Pishë Poro është diçka tjetër, për këtë u kërkua të zëvendësohej realisht. Pjesa tjetër është ajo që buron nga acquis për atë çfarë quhet zonë e mbrojtur. Ligji e garanton që për zonat peizazhe të mbrojtura të ketë ndërtime turistike. Rasti i Zvërnecit është rasti tipik. Ne jemi në situatën që s’ka një leje ndërtimi për investimin e Poëer Holding dhe pa mbaruar procesi i vlerësimit për ndikimin në mjedis, s’do të ketë pajisje me leje. Jemi të gatshëm kur të dojë opozita të bëjmë një diskutim për këtë.
Lini një Përgjigje