Balla sfidon Marjana Koçekun: Ta provojë nëse e merr dot mandatin pa “grushtin dhe trëndafilin”

18 Qershor 2026, 14:40Politika TEMA
Balla sfidon Marjana Koçekun: Ta provojë nëse e merr dot

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, reagoi sot për herë të parë lidhur me vendimin e marrë nga deputetja Marjana Koçeku për t’u larguar nga kjo forcë politike dhe për të dalë si përfaqësuese e pavarur.

Balla tha se nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar për një largim të Koçekut nga grupi i PS-së, ndërsa i bëri thirrje prokurorisë së Shkodrës për të nisur hetimet kryesisht lidhur me pretendimet e saj për kërcënime.

kreu i grupit të PS-së “sfidoi” deputeten lidhur me mandatin, teksa nënkuptoi se nuk mund të marrë të njëjtat vota pa logon e Partisë Socialiste.

“Nuk është rasti i parë në politikë. Në 2021, Bardhi akuzon Berishën se me Nokën ishin takuar me bandat në Elbasan për të intimiduar votuesit.

Çdo person nga ne që mban mbi supe një nder të madh, është anëtar i Kuvendit dhe në këtë këndvështrim kërcënimi është një vepër penale dhe moskallëzimi është po ashtu vepër penale.

Nëse ka një maskara që guxon të kërcënojë një qytetar, është vepër penale dhe ti je i detyruar të shkosh në polici dhe të thuash: në telefonin tim…

Jam solidar me këdo që kërcënohet dhe, edhe sikur mos të jetë kështu, hetimi duhet të nisë. E nxis Prokurorinë e Shkodrës të hetojë…

Unë jam bariu, si kryetar grupi, dhe më thoni: unë nuk kam një njoftim që një koleg të ma sjellë me shkrim. Deri të premten kam pasur komunikim, megjithatë secili ka vendimmarrjen e vet.

Të mos harrojmë që kemi mandate përfaqësuese. Të gjithë ne jemi këtu se na kanë votuar votuesit e PS.

I them të rinjve të shkojnë ta provojnë një herë pa grushtin dhe trëndafilin dhe ta shikojnë sa do të votohen”, tha Balla.

4 Komente

  1. B
    Ball bq

    Ja dhe biri i komunisteve. Ta votojme te gjithe kocekun t’u tregojme ketyre qe marrin vota me leke dhe me banda, se jane ca felliqesira qe shantazhojne gra e femije

    Përgjigjjuni
    1. 1
      140-1

      Nē Librazhd ështē e vēshtir se ka shpopullim tē vēndit, ndērsa nē shkodēr dge Reme Lala nē Peshkopi, e kan tē lehtē tē joshin votuesin me grushtin nē vrimē tē bythēs dhe trēnfafin nē piqkē.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aron

        NeoCubja e pabese qe betohet per "Bese", nuk do ti besojne me as dhite e saj. Ja sesi NeoCubja e betua se do i qendronte "Besinke" Rames dhe PS. Pra, nje bythe qe mesohet nuk c'mesohet. "Marjana Koçeku pasi u zgjodh deputete: Do i qëndroj besnike paktit me PS dhe Ramën".... https://www.youtube.com/watch?v=rftqkGigIqY

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pula qe e beri NAAAA..koqen e vese

          @@Balla!...Shkurt, e kuptoni ju Politikanet e "Kallepit" te madhe..se keni FUTUR NE kOPEN TUAJ EDHE "Sorra" dhe "Laraska"...qe nuk kakarisin gjithmone sikur se thoni ju te "Medhenjte"?????

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje