Orbán sfidon sërish BE - Ish-kryeministri hungarez premton të vijojë përplasjet me Brukselin: Do qëndroj në politikë

18 Qershor 2026, 15:40Bota TEMA
Orbán sfidon sërish BE - Ish-kryeministri hungarez premton të

Në vizitën e tij të parë në Bruksel që prej humbjes së zgjedhjeve, ish-kryeministri hungarez Viktor Orbán u shfaq sfidues, e deklaroi se ka në plan të mbetet aktiv në politikë dhe të vazhdojë përplasjet me Bashkimin Europian për çështje si emigracioni.

Duke folur për një grup të vogël gazetarësh pranë selisë së Komisionit Europian, Orbán tha se objektivi i tij ndaj BE-së mbetet i pandryshuar dhe se Hungaria, sipas tij, mund të ketë sukses vetëm nëse vetë BE-ja ndryshon drejtim.

Viktor Orban, ish kryeministër i Hungarisë deklaroi: Ne duhet ta reformojmë Brukselin… Është shumë e vështirë të gjendet një rrugë që i siguron sukses Hungarisë nëse blloku europian mbetet në të njëjtën linjë.

Edhe pse partia e tij Fidesz nuk doli fituese në zgjedhjet e prillit, Orbán vazhdon ta udhëheqë këtë forcë politike, ligjvënësit e së cilës janë pjesë e grupit “Patriotët për Europën” në Parlamentin Europian, së bashku me përfaqësues të partive të tjera të djathta evropiane.

Orbán argumentoi se, pavarësisht humbjes elektorale, partitë që ai i cilëson si “patriotike” po forcohen në Europë dhe ky trend sipas tij, mund të ndalet vetëm nëse institucionet e BE-së arrijnë të tregojnë rezultate konkrete.

Vizita e tij në Bruksel vjen në prag të një samiti të liderëve të BE-së, ndërsa vetë Orbán u largua nga posti i kryeministrit në maj, pas triumfit opozitës së qendrës së djathtë dhe liderit të saj Péter Magyar në zgjedhjet e parlamentare.

2 Komente

  1. Z
    Zvicra fifa 2026 (21:00)

    Nē Bruksel i gjithē populli racist.Qytetarēt hedhin thasēt me plehra para dyerve tē bashkis pēr t'ju bērē me dije se keni regjistruar gabel,zezak,tē urritur.Bēj njē analiz gjaku nē 2005 dhe del qē ngarkesa virale ēshtē pak mē e lart se normalja.E kuptova, pasi dy vite mē parē kisha bērē njē detartrazh dhēmbēsh te njē privat qē s'kishte dezinfektuar veglat sa duhet.Kērkoj takim te sekretarja spitalit pēr takim me njē gastro-entotolog, dhe kērkon njē analiz gjaku me elemente mē tē detajuar, pas 1 muaji kishte rezultatet e plota ,mē kērkon biopsy mēlqie para mjekimit dhe vē nē dijeni ku punoja pēr anomalit shēndetsore. Pas 10 ditēsh humb vēndin e ounēs pēr njē munges biopsy.Filloj mjekimin e panevojshēm dhe kērkonte analiza gjaku çdo dy javē pēr njē sēmundje kronike.Dikush qē nuk kupton racizmin, ikēn nē tē s'ēmēs.Nuk ishte mjek specialist por vampir

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sanco

      Zvicrrra .Ndonje.muhabet tjeter, nga shpia si keni qene?

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje