Në Kuvendin e Shqipërisë janë votuar ndryshimet Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë, të propozuara nga socialistët Ulsi Manja dhe Erion Braçe. Në tërësi ndryshimet në Kodin Rrugor u miratuan me 84 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.
Një prej pikave të ndryshimeve të Kodit Rrugor ishte edhe ndryshimi në përqindjen e alkoolit që lejohet të konsumojnë drejtuesit e rinj të mjeteve, kur janë në timon.
Sipas ndryshimeve të miratuara sot në Kuvend, nuk do të lejohet fare përdorimi i alkoolit nga shoferët e rinj (për 2 vite) gjatë drejtimit të mjetit. Pra përqindja e lejuar e alkoolit te drejtuesit e rinj të mjeteve duhet të jetë 0.0%.
Gjithashtu ndryshimet në kod parashikojnë edhe rastet kur një drejtuesi mjeti i hiqet përjetë patenta. Shoferët ‘përsëritës’ që kapen me alkool mbi 0.5 gr/l në gjak, janë ata që u hiqet përjetësisht patenta.
Masat e ashpra për të drejtuesit e rinj (deri në 2 vite nga momenti i marrjes së patentës):
-Drejtimi i makinës pa konsumuar asnjë gramë alkool
-Shpejtësia maksimale 90 km/h në autostradë, 80 në rrugët e tjera jashtë qendrave të banuara
-Nëse brenda 2 vitesh nuk bën shkelje, këto kufizime hiqen
-Nëse bën 2 shkelje brenda vitit gjatë kësaj faze testi, periudha e provës të zgjatet edhe me 1 vit (pra nisin sërish kufizimet)
Ndryshimet e propozuara nga PS:
-Ndalohet mbajtja e celularit në dorë edhe për biçikletat, motorët elektrikë e monopatinat
-Kush kapet pa patentë në timon i shtyhet me 1 vit e drejta për t’u pajisur me leje drejtimi
-I mituri që kapet pa patentë në timon i shtyhet me 2 vite e drejta për t’u pajisur me leje drejtimi (pra nga 18 vjeç shkon në 20 vjeç)
-Kush bën gara shpejtësie, ose qarkullon me shpejtësi afër kryqëzime, shkollave, në orët e natës, rritet gjoba nga 10-40 mijë në 20- 60 mijë lekë
Neni I parë që duhet të ishte miratuar : -- Patenta duhet të merret me zotësi....... . Këtu 70 % e drejtuesve të mjeteve e kanë marë patentën me lekë.... 10% e drejtuesve të mjeteve nuk kanë fare patentë. Vetëm 20% e kanë marë patentën me zotësi........ . Në protestë dikush e prononcoi këtë kërkesë... . SHQIPËRIA DO TË BËHET, KUR PATENTA TË MERET ME ZOTËSI.... U vershëllye. Nuk ju pëlqeu shumicës të protestuesve....... Sepse, tek këta përqindja e atyre që kanë marë patentën me lekë, është mbi 70%....Dhe ju keni shpresë tek brezi I ri... Jo I gjithë brezi I ri. Brezi I ri që ka dështuar në shkollimin e tij. Edhe në punësimin e tij.