PS mbledh grupin parlamentar të shtunën, çfarë pritet të ndodhë?

18 Qershor 2026, 18:35Politika TEMA
PS mbledh grupin parlamentar të shtunën, çfarë pritet

Partia Socialiste do të zhvillojë të shtunën, në orën 10:00, mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar në Pallatin e Brigadave.

Lajmërimi për takimin u është dërguar deputetëve.

Mbledhja vjen në një moment të ndjeshëm politik, kur prej disa ditësh në vend po mbahen protesta qytetare kundër projektit të parashikuar në Zvërnec dhe ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura.

Po ashtu, takimi zhvillohet në një kohë kur mazhoranca përballet edhe me largimin e një deputeteje nga radhët e saj, atë të Marjana Koçekut që kryesonte listën e socialistëve të Shkodrës.

Takimi shënon edhe rikthimin e mbledhjeve të përmuajshme të grupit parlamentar socialist, të cilat nuk janë zhvilluar prej muajit prill. Mbledhja e fundit e grupit është mbajtur pikërisht në prill, ndërsa tashmë socialistët rikthehen në formatin e zakonshëm të konsultimeve politike.

Në takim pritet të marrin pjesë deputetët e mazhorancës, ndërsa në fokus do të jenë çështje që lidhen me agjendën politike dhe prioritetet e qeverisë për periudhën në vijim.

1 Komente

  1. S
    Shpernd Gashi petagog haaaaaaa

    S'ka lidhje fare me protesten e drejtuar nga qarqe antishqiptare , por me shume me Mama Dhineeeeeee. .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje