I zhdukur prej dy javësh, familjarët identifikojnë trupin e Eglant Koçit! Kishte një plagë pas koke, dyshohet me armë zjarri

19 Qershor 2026, 11:10Kronika TEMA
I zhdukur prej dy javësh, familjarët identifikojnë trupin e

Detaje të reja mësohen lidhur me ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë, lidhur me zhdukjen e Englat Koçit, trupi i të cilit u gjet një ditë më parë.

Nga këqyrja paraprake e trupit të pajetë të Eglant Koçit është konstatuar një plagë tejshpuese në pjesën e pasme të kokës, e dyshuar se është shkaktuar nga arma e zjarrit. Trupi i të riut është dërguar në morg, ku do t’i nënshtrohet një ekspertize më të detajuar mjeko-ligjore.

Identifikimi i trupit, i gjetur në gjendje të avancuar dekompozimi në fshatin Cerrujë, u bë nga familjarët e Eglant Koçit, pasi policia e lokalizoi atë me ndihmën e dronëve.

Koçi rezultonte i zhdukur prej dy javësh, ndërsa për këtë ngjarje është shpallur në kërkim shoku i tij i ngushtë, Armand Shakaj.

1 Komente

  1. M
    Muli

    Pse nuk Beni pyetjen o Lushta pse spak nuk e von ne burg kriminelin e kombit malokun salu

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje