Familja e presidentit amerikan Donald Trump ka ndarë pamje ekskluzive nga festimi i 80-vjetorit të tij, duke zbuluar detaje nga darka private e organizuar në Shtëpinë e Bardhë.
Fotografitë u publikuan në rrjetet sociale nga vajza e presidentit, Ivanka Trump, si dhe nga nusja e re e Donald Trump Jr., Bettina Anderson, të cilat u dhanë ndjekësve një vështrim të rrallë nga atmosfera festive, tryezat e dekoruara dhe menuja e përgatitur posaçërisht për këtë rast.
Sipas pamjeve të publikuara, darka nisi me një sallatë të pasur me proshutë të tymosur, domate heirloom, djathë blu Point Reyes dhe salcë me erëza. Pjata kryesore përfshinte gjel deti të pjekur me mbushje tradicionale, pure patatesh Yukon Gold, bishtaja dhe salcë mishi.
Ndërsa për ëmbëlsirë, të ftuarve iu servir tortë ditëlindjeje chiffon, akullore vanilje dhe krem Chantilly.
Festimi u zhvillua pas eventit spektakolar UFC Freedom 250, i organizuar në lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë, një aktivitet që përkoi me 80-vjetorin e Donald Trump dhe 250-vjetorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në aktivitet morën pjesë anëtarë të familjes Trump, përfshirë Melania Trump, Barron Trump, Eric Trump, Tiffany Trump dhe Donald Trump Jr., si dhe zyrtarë të lartë të administratës amerikane. Presidenti u shfaq në ceremoninë e hapjes përkrah presidentit të UFC-së, Dana White, ndërsa rreth 4,300 të ftuar ndoqën nga afër mbrëmjen festive.
Fotot nga festa u përhapën me shpejtësi në rrjet, duke tërhequr vëmendjen e mediave rozë amerikane, të cilat e cilësuan darkën si një nga festimet më luksoze të organizuara ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë për një ditëlindje presidenciale./ The Sun
Lini një Përgjigje