Harrojini strategjitë e marketingut dhe videot virale! Nëse doni të bëheni të famshëm brenda natës, receta është kjo: mbushni 40 vjeç, luani në ligën e dytë portugeze, shkoni në Kupën e Botës dhe ndalni kampionët e Europës.
Kështu ndodhi me portierin e Kepit të Gjelbër, Vozinha, i cili u shndërrua në një fenomen global pas paraqitjes heroike në barazimin 0-0 ndaj Spain.
Para ndeshjes, veterani 40-vjeçar kishte rreth 50 mijë ndjekës në Instagram. Por vetëm pak orë pas vërshëllimës së fundit, llogaria e tij shpërtheu, duke kaluar fillimisht 2 milionë dhe më pas mbi 5 milionë ndjekës.
Vozinha realizoi shtatë pritje vendimtare kundër Spanjës dhe u shpall një nga heronjtë e ditës në Botërorin 2026. Historia e tij u bë menjëherë virale në mediat ndërkombëtare, me shumë tifozë që vërshuan në rrjetet sociale për ta përgëzuar.
Sot, portieri i Kepit të Gjelbër ka më shumë ndjekës në Instagram sesa pesëfishi i popullsisë së vendit të tij, që numëron rreth 500 mijë banorë.
Ndaj edhe batuta që po qarkullon në rrjet është bërë virale: “O çuna, si fiket ky Instagrami se më mbaroi bateria?!”
Edhe pse nuk është një citim i konfirmuar i portierit, fraza përmbledh më së miri atë që i ndodhi Vozinhës: Spanja nuk i shënoi dot gol, por interneti e “gjeti në rrjetë” pa mëshirë!/ New York Post
Na dha shume kenaqesi barazimi ndaj arroganteve e pordhaceve te lodhur. Ky portier i duhet ekipeve elitare it.