Angela Martini i jep një tjetër shans dashurisë! Fotoja që konfirmon rikthimin me biznesmenin rumun

15 Qershor 2026, 11:31Lifestyle TEMA
Angela Martini i jep një tjetër shans dashurisë! Fotoja që

Pas muajsh të mbushur me spekulime dhe një proces divorci që dukej se i kishte dhënë fund martesës së tyre, Angela Martini dhe bashkëshorti i saj, biznesmeni rumun Dragos Savulescu, duket se kanë vendosur t’i japin një tjetër shans dashurisë.

Konfirmimi ka ardhur nga vetë Savulescu, i cili ka publikuar një foto të re me modelen shqiptare në Instagram, duke lënë të kuptohet se kriza mes tyre tashmë i përket së shkuarës.

Historia e çiftit mori një kthesë të fortë vitin e kaluar, kur Angela paraqiti kërkesën për divorc në Los Angeles, pas shtatë vitesh martesë. Në dokumentet e dorëzuara në gjykatë, ajo përmendte mosmarrëveshje serioze dhe kërkonte kujdestari të përbashkët për djalin e tyre, si edhe mbështetje financiare.

Megjithatë, disa muaj më vonë ndodhi e papritura. Modelja shqiptare vendosi të tërhiqte kërkesën për divorc, një veprim që atëherë ngriti dyshime se marrëdhënia mes tyre po hynte në një fazë të re.

Që prej fillimit të vitit 2026, Angela dhe Dragos kanë ndarë herë pas here momente së bashku në rrjetet sociale, ndërsa postimi i fundit shihet nga ndjekësit si prova më e qartë se ata kanë lënë pas konfliktet dhe po shijojnë sërish jetën familjare.

Rikthimi i çiftit vjen pas një periudhe jo të lehtë, por duket se dashuria ka triumfuar edhe një herë për modelen shqiptare, e cila ka zgjedhur të mos i mbyllë përfundimisht dyert e martesës së saj.

1 Komente

  1. R
    Riproduksion

    Para 20 viteve nē Belgjik, njē shqiptare 19 vjeçare shkon nē policin e Belgjikēs me bērē kallzim ndaj pronarit tē banesēs ku jetonte, polici i 40 vjeçar i thotē tē jetojn bashk, e qi nē pidh shqiptaren çdo natē.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje